Mjeti i quajtur Rover Mars 2020, që mendohet se do të ndihmojë në kryerjen e shumë misioneve njerëzore në Mars, u prezantua për të gjithë nga shkencëtarët e NASA–s.
Kjo pajisje pritet të lërë planetin tonë në Korrik të vitit të ardhshëm për të kryer detyra me rëndësi në planetin e kuq, si kërkimi i shenjave të jetës, gjetja e fakteve që vërtetojnë përmbajtje kimike dhe gjeologjike në sipërfaqe të Marsit dhe shumë funksione të tjera.
23 kamera, me pajisje perceptuese të zhurmave, lazera të posaçëm për analiza kimike janë disa nga pjesët e kësaj makine që do të mundësojnë gjetjen e gjurmëve në planetin e shumëpërfolur kohët e fundit për shenja jete potencialisht të mundshme.
Krahët e ideuara nga shkencëtarët do t’i mundësojnë Rover-it të gërmojë dhe të sigurojë kampione të nevojshme për të kryer studimet e nevojshme. Ndërkohë, furnizimi me energji do të bëhet përmes një reaktori bërthamor në miniaturë.
Rover Mars 2020 vjen pas pajisjes së quajtur ‘Curiosity’ që mundëson studime edhe në terrene shkëmbore. Rover bëhet mjeti i pestë që do të ulet në Mars./Klanplus