Një video e rëndë është përhapur me shpejtësi në internet, ku duket një grua e cila ngacmohet seksualisht nga një grup burrash. Pamjet janë kapur në Mansoura, rreth 75 milje në veriperëndim të Kajros në Egjipt natën e Vitit të Ri.
Në videon e publikuar nga “Daily Mail”, gruaja bërtet dhe qan, teksa burrat e kapin me dhunë dhe e fusin në makinë, ku e pret edhe një shofer. Lidhur me këtë video, autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa nuk kanë qenë të pakta reagimet nga qytetarët.
Në “Twitter”, njerëzit kërkuan ashpërsimin e legjislacionit për të mbrotjur gratë nga ngacmimet seksuale. “Kjo vjen si rezultat i mungesës së ligjit në Egjipt”, shkroi një qytetar.
Ndërsa një tjetër shprehu indinjatën e tij për veprimin e grupit të burrave. “Ata janë kafshë, betohem se nuk kanë moral. Ata mendojnë vetëm për gratë si mjete kënaqësie dhe joshjeje”, tha ai.
(M. I./ Faxweb.al)