02:22 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qeveria teknike mbajti seancën e parë, emëron zv/kryeministrat. Maqedonia e Veriut në klimë të tensionuar politike

16:09 | 04/01/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria teknike mbajti seancën e parë, emëron zv/kryeministrat. Maqedonia e Veriut në klimë të tensionuar politike

Qeveria teknike e mbajti seancën e saj të parë, emëroi zëvendëskryeministrat

“Me Oliver Spasovskin dhe dy ministrat nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Naqe Çulev, ministër i brendshëm dhe Rashela Mizrahi ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria teknike sot mbajti seancën e saj të parë. Në seancë u emëruan zëvendëskryeministrat në kabinetin e Spasovskit, Sheqerinska, Osmani dhe Duraku, ndërsa në vend të Koço Angjushevit që u tërhoq nga pozita, vjen Mila Carovska. Me hyrjen e VMRO-DPMNE-së në Qeveri, opozita tregoi hipokrizinë dhe patriotizmin e saj të rrejshëm, akuzoi partia në pushtet.

Kandidatët për ministra nga radhët e VMRO-së në Qeverinë kalimtare, nuk e kishin problem të nënshkruajnë dhe të japin deklarata si ministra të Maqedonisë së Veriut, duke deklaruar se do e respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut. E pranuan edhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xaferin, për të cilin thoshin se nuk e njohin si kryetar. Seanca e djeshme është dëshmi se VMRO-DPMNE lufton thjeshtë për pushtet duke treguar patriotizëm të rrejshëm dhe hipokrizi” – deklaroi Hari Lokvenec, LSDM.

Mickovski u kërcënua se do publikojë, sipas tij, indikacione serioze për keqpërdorime nga ditët e fundit të qeverisjes së Zoran Zaevit. Nga ministrat e VMRO-së në Qeverinë teknike pret të punojnë vetëm sipas ligjit.

“Nëse mendoni se ne do ta injorojmë këtë realitet, atëherë do ishim hipokritë, siç e bëjnë këtë shkruesit e LSDM-së kohëve të fundit, ku deri dje kishin gojën plot me parashtresën e re, ndërsa sot në faqet e tyre në Facebook kanë vetëm Maqedoni. Kjo është hipokrizi. Nuk është hipokrizi kjo që e bëjmë ne, ku përpiqemi më shumë mund ta mposhtim këtë sistem të kalbur” – tha Hristijan Mickovski, kryetarë i VMRO-DPMNE-së.

Dje dy ministra nga radhët e opozitës nuk u paraqitën në takimin me presidentin e shtetit Pendarovski. Mickovski thotë se nuk është praktikë që ministrat të shkojnë tek presidenti pas emërimit të tyre dhe tha se ata janë të përkushtuar në kompletimin e kabineteve të tyre. Qeveria teknike ka mandat 100 ditë dhe duhet të bëjë organizimin e zgjedhjeve të 12 prillit. Lideri opozitar nuk lë hapësirë për shtyrjen e zgjedhjeve, edhe pse ankohet se partia e tij në zgjedhje futet me pasuri të ngrirë./Alsat

Pas

Zbuloi lidhjen e të dashurit me një vajzë tjetër, studentja 23-vjeçare i jep fund jetës

Para

PD: Qeveria u zhvati shqiptarëve 47 milionë euro me inceneratorët e Klodian Zotos

Para
PD: Qeveria u zhvati shqiptarëve 47 milionë euro me inceneratorët e Klodian Zotos

PD: Qeveria u zhvati shqiptarëve 47 milionë euro me inceneratorët e Klodian Zotos

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.