Nê fshatin Memaliaj (bashkia Memaliaj) persona të pa indetifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Hiqmet Ramadani, 87 vjeç, kanë vjedhur me dhunë një shume prej 12 milionë lekësh të vjetra.
Burime për Faxëeb bëjnë me dije se grabitësit e kanë lidhur më litar të moshuarin, për ti marrë më pas shumë e parave. Bëhet e ditur se kanë qenë dy autorë që kanë grabitur banesën dhe kanë hyrë nga dera kryesore.
Shtetasi Hiqmet Ramadani u shoqërua në spitalin Memnaliaj ku mori mjekim si dhe u trasportua në spitalin Rajonal “ Omer Nishani “ Gjirokastër për ndihme mjekesore më të specializuar, pasi ndaj tij është shtruar dhunë.
Memaliaj/Informacion paraprak
Gjatë mbrëmjes së djeshme, në fshatin Memaliaj, dy persona ende të pa indetifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit H.R, 87 vjeç, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(M.Q/Faxweb.al)