Një grua ka bërë denoncim ne polici, duke thene se është dhunuar nga një burrë i panjohur, në një hotel në Prizren.
Policia në raportim 24 orësh bën të ditur se rasti ka ndodhur më datë 1 janar, ndërkaq viktima ka deklaruar se ka qenë nën ndikim të alkoolit.
Po ashtu, bëhet e ditur se ditë më parë, viktima ishte raportuar si person i zhdukur. Njësia përkatëse policore është duke hetuar ngjarjen.