01:17 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mund të ketë aksidente”, thirrja e fortë e Ministrisë së Mbrojtjes për qytetarët: Shmangni pallatet e pemët

17:52 | 05/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“21 të vdekur e 45 të shpëtuar”, Ministrja e Mbrojtjes bën bilancin: Ja sa pasgoditje janë regjistruar

Ministria e Mbrojtjes u ka bërë një thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të shmangin ndërtesat e larta e pemët për shkak të motit të keq.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar nga qytetarët që të mos qëndrojnë pranë sendeve që bien sepse mund të shkaktohen aksidente. Deri tani, sipas MM, nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, nisur nga situata e pazakontë e erës së fortë gjatë orëve të fundit në disa qarqe të vendit, i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afërsi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme.

Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë, mund të bëhen shkak për aksidente. Ndërkohë, Ministrja Xhacka përmes AKMC është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet e emergjencave në të gjitha prefekturat, për të ndjekur orë pas orë situatën e vështirë të motit të shkaktuar nga erërat dhe bora në disa qarqe.

Sipas informacioneve paraprake të deritanishme situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: Ministria e MbrojtjesMoti
Pas

Vendi “mbërthehet” nga acari, Ladja Porja: Temperaturat do të ulen ndjeshëm, era e fortë do të vazhdojë deri…

Para

Hakmarrja e Iranit, Boris Johnson ndërpret pushimet në Karaibe dhe mobilizon Britaninë e Madhe

Para
Ministri i Jashtëm i Anglisë kërkon avion personal: Më duhet të rris numrin…

Hakmarrja e Iranit, Boris Johnson ndërpret pushimet në Karaibe dhe mobilizon Britaninë e Madhe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.