16:38 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hakmarrja e Iranit, Boris Johnson ndërpret pushimet në Karaibe dhe mobilizon Britaninë e Madhe

18:02 | 05/01/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri i Jashtëm i Anglisë kërkon avion personal: Më duhet të rris numrin…

Kryeministri britanik Boris Johnson, edhe pse i heshtur dhe i painformuar, siç thuhet zyrtarisht, ndryshe nga izrealitët, është detyruar të kthehet nga pushimet në një ishull privat në Karaibe, për të ndjekur më nga afër emergjencën e re gjeopolitike të krijuar, pas vrasjes nga amerikanët të gjeneralit të lartë Iranian, ditë më parë.

Edhe pse Britania duket se nuk ka qenë e përfshire në veprimin amerikan, po përgatitet seriozisht për çdo eventualitet hakmarrës nga Teherani. Londra  ka dislokuar në Gjirin Persik fregaten HMS Montrose dhe destrojerin HMS Defender, të cilat jane urdhëruar nga ministri i Mbrojtjes Ben Wallece, për të shoqëruar cisternat e naftës që lundrojnë me flamur britanik.

Ndërkohë 50 pjesëtarë të forcave elitare britanike, SAS, janë dërguar në Lindjen e Mesme  për të ndihmuar në evakuimin potencial të britanikëve. Sakaq, shefat e mbrojtjes i kanë kërkuar kryeministrit, nëse do dërgojnë tetë avionët Typhoon nga baza britnaik e Qipros si dhe avionë spiunë Sentinel apo dron.

Ka plane edhe për dërgimin e ushtarëve britanikë  për të siguruar ambientet e ambasadës britanike në Bagdad, ndërkohë që shefat e zbulimit britanik  besojnë se ka një kërcënim të besueshëm për ambasadën britanike në Teheran, e cila u sulmua nga turmat në vitin 2011.

Duke folur për “BBC” këtë të dielë, ministri i Jashtëm britanik Domenic Rabb, kërkoi nga Teherani të ndjekë rrugën diplomatike për të ç’tensionuar situatën dhe për të dalë nga izolimi ndërkombëtar.  Mbetet te shihet se cilat do të jenë  pronocimet e kryeministrit Johnson pas pushimeve dyjavore, i cili njihet se ka marrëdhënie të mira me presidentin amerikan, ndryshe nga disa udhëheqës kryesorë evropianë.

Etiketa: BORIS JOHNSONirani
Pas

“Mund të ketë aksidente”, thirrja e fortë e Ministrisë së Mbrojtjes për qytetarët: Shmangni pallatet e pemët

Para

Shkuan për ski, humbin jetën 6 turistë dhe plagosen 11 të tjerë

Para
Shkuan për ski, humbin jetën 6 turistë dhe plagosen 11 të tjerë

Shkuan për ski, humbin jetën 6 turistë dhe plagosen 11 të tjerë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, bashkëbisedon me nxënës e mësues mbi Kushtetutën për Fëmijët: Ditë të Hapura në Kuvend me rastin e 1 qershorit

Krujë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kapet njëri prej autorëve të kultivimit të bimëve narkotike(EMRI)

Mbi 100 viktima nga përmbytjet pas shirave të rrëmbyeshëm në Nigeri

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

Von der Leyen: Evropa duhet të forcojë mbrojtjen, të pranojë Ukrainën në BE

Mbyllet në mesnatë aplikimi për subvencionet në bujqësi! Mbi 90 për qind e fermerëve kërkojnë naftën pa akcizë

Negociatat Rusi-Ukrainë: Delegacioni rus niset për në Stamboll

KQZ rrëzon pretendimet e PD për “trenin Bullgar”

Kreu disa vjedhje, arrestohet 33- vjeçari në Vlorë

Program mbarëkombëtar, simulime si të reagojmë në raste zjarri në shkolla

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.