Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është i vendosur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë veprimin e duhur duke ekzekutuar gjeneralin e Iranit, Kasem Sulejmani.
Në një intervistë për rrjetin televiziv “ABC”, Pompeo deklaroi se nëse Sulejmani nuk do të vritej, atëherë në botë rreziku do të ishte më i madh për shkak të komploteve të tij terroriste.
“Vlerësimi i shërbimeve të zbulimit e bëri të qartë se mungesa e një veprimi, që do t’i lejonte Sulejmanit të vazhdonte me komplotet dhe planet e tij apo fushatat terroriste, do të krijonte më shumë rrezik sesa veprimi që ne morëm javën e kaluar. Ne ulëm rrezikun”, u shpreh Mike Pompeo.
(M. I./ Faxweb.al)