14:16 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit në Tropojë, zbulohet lidhja e tij me Fatmir Haklajn, a po rikthehen hakmarrjet e bujshme?!

09:05 | 06/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekzekutimi i biznesmenit në Tropojë, zbulohet lidhja e tij me Fatmir Haklajn, a po rikthehen hakmarrjet e bujshme?!

Pronari i një lokali dhe pike karburanti në Tropojë, Guxim Gjyriqi, 47 vjeç, është vrarë me armë zjarri para lokalit të tij që ndodhet në rrugën e spitalit, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.

Burime bëjnë me dije se Gjyriqi është kushëriri i Fatmir Haklajt, i cili ekzekutoi ish-liderin e lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdari dhe më pas u vra dhe vetë në një atentat të mirëorganizuar në vitin 1999.

Kjo ngjarje u pasua nga një seri hakmarrjesh të tjera, që pothuajse shkretoi të gjithë burrat e fisit Haklaj.

Vrasjet e bujshme në Tropojë:

Numri i djemve tropojanë, të vrarë vetëm pas vitit 1997 është 200 persona. Vrasja e parë është bërë në dalje të urës së Milotit, ku viktima është një nga djemtë e fisit “Haklaj”, konkretisht Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparit.

Ndërkohë, vrasja më e bujshme e kryer prej tyre është ajo e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, më 12 shtator të vitit 1998. Seria e vrasjeve ndaj fisit Haklaj nuk u ndal pas çdo vrasjeje, “Haklajt” akuzonin si skenarist të gjakut të derdhur të djemve të tyre vetëm një person, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në datën 5 janar 1998, vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike Shkëlqim Haklaj, një tjetër djalë i familjes “Haklaj”. Pas kësaj vrasjeje, nis vrasja e pandalur e djemve të tjerë të kësaj familjeje të madhe e të njohur, me kryefamiljar plakun Muharrem Haklaj.

Në 4 gusht 1999, vriten në atentat, afërsi të fshatit Cërnicë, me mina të telekomanduara Halil Haklaj e Feriz Kërnaja dhe plagoset rëndë Fatmir Haklaj. Vetëm 3 muaj më pas, vritet edhe Fatmir Haklaj. Ai është vrarë më 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi.

Hakmarrja ndaj fisit “Haklaj”, nuk është ndalur me kaq. Në 3 dhjetor 2000, është kryer ekzekutimi me snajper, i djalit tjetër Ylli Haklaj. Vrasja e fundit e djemve të familjes “Haklaj” është kryer më 8 maj të vitit 2002, pranë spitalit të Bajram Currit, ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çelë Haklaj.

Të vetmit meshkuj që mbetën gjallë nga “kulla” e Haklajve ishin plaku Muharrem Haklaj dhe djali madh, Hamdi Haklaj, të cilët u arratisën jashtë Shqipërisë, ndërkohë që lanë pas kullën dhe varret e shkatërruar të djemve.

Burime bëjnë me dije se policia ka ngritur disa pika kontrolli për zbulimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së Gjyriqit, po derimë tani nuk ka asnjë të shoqëruar.

Pritet të verifikohen kamerat e sigurisë që mund të ndodhen në zonë si dhe dëshmitarë të mundshëm.

Sipas dëshmive të para nga ana e banorëve në zonë, Gjyriqi njihej si një person i qetë dhe nuk kishte konflikte të hapura me persona të tjerë.

Ai ka qenë baba i dy djemve, dhe jeta e tij ishte e përqendruar kryesisht në dy bizneset e tij modeste, me të cilët siguronte dhe jetesën dhe të ardhurat e familjes.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Më datë 05.01.2020, në orën 23:32, në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani” , është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. 

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: guxim gjyriqivritet me arme guxim gjyriqi
Pas

Nga kryeministër në këshilltar i Edi Ramës dhe tani President, kush është socialisti që u zgjodh në krye të shtetit në Kroaci

Para

Eklips dhe yje që bien, çfarë do të ndodhë në qiell kur të shfaqet hëna e parë e plotë për 2020

Para
Eklips dhe yje që bien, çfarë do të ndodhë në qiell kur të shfaqet hëna e parë e plotë për 2020

Eklips dhe yje që bien, çfarë do të ndodhë në qiell kur të shfaqet hëna e parë e plotë për 2020

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjike në Gjermani, 19-vjeçarja kalon barrierat hekurudhore dhe përplaset për vdekje nga treni

Kontrabandoi naftë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 31-vjeçari në Goricë, procedohet edhe një doganier

Merr fund ‘saga’ e zgjedhjeve! Kolegji Zgjedhor ‘vulos’ rezultatin e 11 majit për Elbasanin, Durrësin dhe Fierin! Rrëzohen ankimimet e PD

Berisha: Edi Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut! Karteli i Troplinëve shiti aksionet, ndërsa Dumani mbante mandatin e arrestit në xhep

Berisha: Rama shpërbleu në mënyrë të paligjshme kartelin Troplini për blerjen e votave, i dha 40 mijë m2 tokë publike për ndërtimin e kullave te stadiumi i Durrësit

Vendimi i qeverisë! Ndalohet ndërtimi mbi rrugë, sheshe dhe parqe! Rregullat për transferimin e lejeve e projektet në zonat rurale

Shkodër/ Arrestohen dy 19-vjeçarët, akuzohen se shfrytëzuan dy vajzat e mitura për prostitucion dhe mbajtje droge

A janë zgjedhjet lokale “mollë sherri” për bllokadën institucionale në Kosovë? Pse nuk bashkëpunojnë partitë politike me LVV

“Zullumet do bëhen më të vështira”- Kryeministri Rama prezanton Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit: Do monitorohen aktivitetet shoqërore dhe shtetërore

Franca: Perspektiva e shtetit palestinez më e kërcënuar se kurrë, konferenca e OKB-së më 28 korrik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.