05:44 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Plagët më të rënda ishin ato që lexoja”, Fatos Tushe flet për herë të parë pas atentatit në zyrë, s’jep llogari për marrëdhënien me shoferin

09:42 | 06/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zëri Amerikës: Kryebashkiaku Fatos Tushe u plagos për çështje parash

Me ndjenjën e parehatisë, që nuk e fshinte në asnjë moment gjatë komunikimit live në Fax News, kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, deklaroi se është kthyer sot në zyrën e tij, një javë pas atentatit që iu bë në godinën e Bashkisë.

Edhe se u përpoq të ruante qetësinë në komunikim, Tushe për asnjë moment nuk pranoi që të përgjigjej lidhur me marrëdhënien që kishte me ish-vartësin e tij Gëzim Saraçi, dhe me arsyet që shtynë këtë të fundit, që ti hidhte granatë brenda zyrës së shtetit.

Tushe u shpreh se më shumë se plagët fizike, e kanë lënduar ato që janë shkruajtur në media lidhur me këtë ngjarje të rëndë, e megjithatë tha se do të linte drejtësinë që të fliste në emrin e tij.

“Po patjetër që ndodhem në punë sot, kalova plagë të lehta, dëmtime të lehta, plagë më të rënda janë ato që shkruhen dhe thuhen në media. Drejtësia do të vendosë të thojë fjalën e saj për atë që ka ndodhur.

Unë u falenderoj për telefonatën, por do të jetë drejtësia që do të vendosë lidhur me të gjithë këtë. Nuk kam pasur kontakte me ish-shoferin tim prej shumë kohësh. 

Ju lutem, siç iu thashë dhe pak më parë do të jetë drejtësia ajo që do të flasë për të gjitha, ju falenderoj dhe ju uroj një vit të mbarë”, mbylli komunikimin Tushe, pa një sqarim publik, siç do ti kishte hije një të zgjedhuri me votat e qytetarëve.

Atentati ndaj Tushes ndodhi të martën e 31 Dhjetorit, në zyrën e tij, ku mbeti e plagosur më rëndë dhe sekretarja e kryebashkiakut Erisa Qalliu.

Pas ngjarjes ka pasur akuza, veçanërisht nga ana e opozitës, se Saraçi dhe Tushe kanë qenë të implikuar në pazare droge, dhe kjo ka bërë që mes tyre konflikti të degjenerojë në një veprim të tillë.

Edhe pse nuk punonte më si shofer i Tushes, Saraçi figuronte ende në borderonë e Bashkisë së Lushnjes nga ku merrte edhe rrogën, por për të gjitha këto kryebashkiaku refuzoi të komentonte.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: fatos tushetushe kthehet ne zyretushe saraci
Pas

“Humba një motër”, vëllai i Veton Musait prek me fjalët e tij: Të gjithë ju kishin zili, ishit si çift përrallash

Para

Niko Komani flet me emra: Kjo është artistja më tekanjoze e showbiz-it shqiptar

Para
“Mendova se po vdes”, Niko Komani rrëfen si iu desh të ndalonte vetë makinat sepse ambulanca nuk po vinte

Niko Komani flet me emra: Kjo është artistja më tekanjoze e showbiz-it shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.