Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në shtëpinë e re Marjana Rexhepin, një prej të mbijetuarave të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, e cila qëndroi 13 orë nën rrënoja derisa u shpëtua nga zjarrfikësi hero Luan Kapaj.
Gjatë bashkëbisedimit me Marjanën, kryeministri Rama i evidentoi asaj faktin që shtëpinë e ka më të mirë se ajo që kishte, ndërkohë që shtoi se Marjana ka dy jetë.
Edi Rama: Nuk po i them Marianës si është shtëpia në raport me atë që kishte se është më mirë më thanë. Por në këtë rast humbja është e atillë që nuk bëhet kjo pyetje por ajo që vlen për të gjithë është se është më mirë se ç’ishte. Kjo e shkreta kishte jetë të dytë. Sa orë qëndrove në rrënoja?
Marjana Rexhepi: 13 orë qëndrova nën rrënoja. Më nxori Luani dhe e falënderoj shumë.
Ndërkohë njëra prej familjarëve falënderoi kryeministrin Rama.
“Të keqen unë ty motrën ma nxore, o të keqen e shpirtit tënde, gocën ma nxore normale, vdeksha unë për ty. Mendove për një jetime, se e kam jetime. Ju falënderoj shumë,”- tha ajo.
Kreu i qeverisë bëri apel nga aty se procedurat e rindërtimit të jenë transparente dhe të garantojnë gjithë procesin e rindërtimit me cilësi.
Edi Rama: “Procedurat duhet të jetë maksimalisht transparent dhe të garantojnë të gjithë procesion e rindërtimit me cilësi. Sfida është ti sjellim në situatë më të mirë se sa ishim më përpara përndryshe çfarë kuptimi ka.