Moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari, publikoi ditën e sotme në profilin e saj të Instagramit, një foto me flokë të kuq. Ajo shprehej se kishte vendosur të niste vitin me një look të ri.
Mirëpo, e gjitha kjo nuk është e vërtetë pasi Rudina nuk ka hequr dorë nga flokët bjondë. Për look-un e saj “të ri”, moderatorja ka marrë shumë komente aprovuese dhe me anë të një komenti në postimin e saj ka treguar se flokët e kuq janë paruke, vetëm për ditën e sotme. Megjithatë, duke qenë se shumica e kanë pëlqyer, ajo shprehet se ndoshta do i lyeje me të vërtetë.
“Ua… kaq shume komente aprovimi, sa me duket do ti lyej te kuqe vertet! Jane vetem per sot ne program “, shkruan Rudina.