Stuhia e erës së fortë ka lënë pa energji 9 fshatra në dy qendra administrative përkatësisht atë të Kukurit dhe Kodoviat prej 24 oresh në Gramsh.
Mësohet se në 9-të fshatrat në varësi të këtyre njësive jane në errësirë ndërsa CEZ ka njoftuar se punonjësit e tij janë në terren për të bërë të mundur riparimin e defekteve që janë krijuar.
Ndërkohë, banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre me pretendimin se sa herë prishen kushtet atmosferike, ndërpritet edhe furnizimi me energji elektrike.
Rreth 4000 banorë kanë mbetur pa energji ndërsa tregojnë për Fax News se, në stinën e dimrit energjia pothuajse mungon gjatë gjithë kohës dhe shkak sipas tyre është rrjeti i amortizuar i shpërndarjes.
Mungesa e rrymës i vendos banorët përballë një sfide të madhe sa i përket ngrohjes apo përdorimit të pajisjeve elektro-shtëpiake.
(F.GJ/FAXWEB.AL)