Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania ku tregohet një vjedhje në një lokal në Paskuqan, rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm.
Siç shihet dhe në video, dy persona me kapuça kanë hyrë brenda në lokal dhe vjedhur një telefon celular dhe një sasi parash.
Sipas denoncuesit, dy të rinjtë kanë vjedhur një iPhone X, me vlerë rreth 500-600 euro, si dhe 30 mijë lekë të vjetra.
Ai shprehet se i ka identifikuar hajdutët dhe iu kërkon atyre që t’ja sjellin telefonin, pasi në të kundërt do ta zgjidhë me mënyra të tjera.
Mesazhi i plotë:Pershendetje joq1 Mbrem rreth oren 2 te nates 2 person qe jan indentifikuar nga ana ime kan vjedhur ne nje lokal qe ndodhet ne paskuqan 2. T sjell vet telefonin qe ka vjedhur leket le ti mbajne. E din vete lokalin ato. Kan afat 24 ore ose e zgjidh ndryshe ket pune. Leke 30 mij leke t vjetre ndersa teli rreth 500-600 euro, Iphone x. Flm”
I vodhën iPhone-n në lokal, i riu apel hajdutëve: Ma ktheni celularin, keni afat 24 orë! E di kush jeni! on Vidnews.