Modelja dhe moderatorja Katie Price nuk e ka shitur dot makinën e saj të tipit “Range Rover” pas arrestimit kur ishte në gjendje të dehur. Ajo e kishte mbushur me të vjella dhe kjo i rrit mundësitë që të mos e blejë askush.
Automjeti është pjesë e marrëveshjes së falimentimit dhe ka dalë në shitje për më shumë se një muaj. Pavarësisht se vlera e makinës arrin në 75 mijë paund, shitet vetëm për 60 mijë paund.
Në muajin nëntor, u raportua se automjeti tip Range Rover ngjyrë rozë ishte në shitje pasi u rivlerësua. Makina doli në një ankand në Essex dhe arriti në servisin e makinave ku la pa fjalë stafin dhe dëshmitarët.
Një prej personave që ishte i pranishëm tha:
”Ishte makinë shumë e bukur. Ne nuk e dinim që i përkiste Katie Price, por na e tregoi një prej blerësve. Nuk mund ta besonim sa e pistë ishte…”
Modelja dhe moderatorja 41-vjeçare njihet për jetën luksoze dhe makinat e shtrenjta me ngjyra të forta. Ajo nuk donte që ta shiste “Range Rover”-in, por nuk ia doli që ta ruante.
Që prej vitit të kaluar, Katie Price po përballet me falimentin dhe i premtoi Gjykatës se do shlyejë borxhet përmes marrëveshjeve vullnetare, por duket se makina e shtrenjtë i hoqi një barrë të madhe.