21:14 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rastet e gripit janë duke u rritur”, flet Tritan Kalo: Ja grupet më të riskuara, qytetarët të vaksinohen

16:17 | 07/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rastet e gripit janë duke u rritur”, flet Tritan Kalo: Ja grupet më të riskuara, qytetarët të vaksinohen

Infeksionisti Tritan Kalo ka deklaruar se rastet e njerëzve të prekur nga virusi i gripit po vijnë në rritje gjatë këtyre ditëve të ftohta të dimrit. Në një intervistë për “FaxNews”, ai ka sqaruar se arsyeja kryesore pse qytetarët preken lehtësisht nga gripi janë temperaturat e ftohta.

Sipas tij, trupi e ka më të vështirë të mësohet me këto temperature, duke i lënë rrugën të lirë virusit të gripit. “Stina e dimrit shoqërohet me infeksione kryesisht të rrugëve të sipërme respiratore që janë të tipit viral. Ato paraprijnë gripin, janë viruse të ngjashme me gripin.  

Instituti i Shëndetit Publik lajmëron që tek ne janë izoluar viruset e gripit. Gripi ka një kurbë të rasteve që vijnë duke u rritur. Fundi i muajit mars, prill shënon edhe uljen apo zhdukjen e rasteve të gripit në Shqipëri. Njëkohësisht me gripin janë edhe mbi 70 viruse të ndryshëm që japin rrufë, me teshtitje, kollë, por nuk shoqërohen me dhimbjen e kokës e të muskujve që është karakteristikë për gripin.

Aryseja pse në këtë kohë favorizohet dhe shtohet numri se është se me uljen e temperaturave rrugët tona të frymëmarrjes atakohen nga ajri i ftothtë. Trupi e ka më të vështirë të përshtatet. Me uljen e tempraturave njerëzit lëvizin më pak, qëndrojnë në mjedise të mbvyllura, ku kanë më shumë kontakte me njerëzit dhe të përhapin viruset”, ka sqaruar mjeku.

Tritan Kalo foli edhe për vaksinimin kundër gripit. Ai këshilloi që, edhe pse ka nisur sezoni i gripit, njerëzit janë ende në kohë të bëjnë vaksinat sepse në këtë mënyrë do ta kalojnë më lehtë virusin.

“Akoma jemi në fillimet e rasteve me grip, vaksinimi ndaj tij është gjithmonë i këshillueshëm. Ende është aktual një vaksinë. Vaksina e gripit nuk është 100% efektive, por personat që janë të vaksinuar do ta kalojnë gripin me shenja të lehta. Grupet e riskuara do të jenë ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, moshat ekstreme”, u shpreh infeksionisti Kalo.

Ai e ndali theksin edhe tek moshat që preken më lehtë nga gripi. Sipas tij, moshat nën 5 vjeç dhe mbi 60 vjeç janë më delikatet.

“Trendi i pacientëve është thuajse i njëjtë në krahasim me vitin e kaluar. Numri i tyre është në rritje gjithmonë, por është në të njëjtat shifra me vitin e kaluar. Për vaksinimin është folur shumë, është krijuar mundësia që të zgjerohet numri i pacientëve që përfitojnë falas dhe njerëzit janë më të ndërgjegjësuar. Për gripin këshillohet që vaksina të merret mbi moshën 2-vjeçare. Sëmundjet stinore gjithmonë prekin ose moshën nën 5 vjeç, ose ata mbi 60 vjeç”, tha Tritan Kalo për “FaxNews”.

Ai iu drejtoi një thirrje njerëzve që të mos i ndërpresin kurat që ju japin mjekët sepse në këtë mënyrë sëmundja thjesht sa agravohet më shumë.


(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: gripitritan kalovirozat
Pas

Putin vizitë të palajmëruar në Siri, takohet me Asadin në selinë e Forcave të Armatosura Ruse

Para

Aksident i ngjashëm me skenar filmi/ ‘Touareg’-u përplas 2 makina në Lushnje dhe i ‘fluturon’ në arë, largohet me shpejtësi (VIDEO)

Para
Aksident i ngjashëm me skenar filmi/ ‘Touareg’-u përplas 2 makina në Lushnje dhe i ‘fluturon’ në arë, largohet me shpejtësi (VIDEO)

Aksident i ngjashëm me skenar filmi/ ‘Touareg'-u përplas 2 makina në Lushnje dhe i ‘fluturon’ në arë, largohet me shpejtësi (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

Ukraina sulmon përsëri, godet bazën raketore të Rusisë

Kishte humbur një ditë më parë në një ishull të Greqisë, gjendet i pajetë prezantuesi i BBC-së

Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e disa lagjeve në rrethinat jugore të Bejrutit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.