08:42 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E lidhën me shall dhe e hodhën në rezervuar, kush është 50-vjeçarja që u vra nga nipi i burrit, edhe kunatit i vodhën banesën

09:44 | 08/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
E lidhën me shall dhe e hodhën në rezervuar, kush është 50-vjeçarja që u vra nga nipi i burrit, edhe kunatit i vodhën banesën

Gruaja që shihni në foto është Drita Saliaj, 50-vjeçarja e cila u vra barbarisht nga nipi i burrit të saj dhe dy shokët e tij, pasi tentuan që ta grabisin.

Fillmisht 50-vjeçarja nga Mallakastra u shpall e humbur me datën 5 janar, por pas dy ditësh u gjet e mbytur në rezervuar, ku ishte hedhur nga tre të rinjtë të cilët e kishin lidhur me shall.

Nipi i burrit të Drita Saliajt është Luis Saliaj, 16 vjeç, i cili bashkë me dy shokët e tij, Sindi Shehaj dhe Ervis Zotaj kanë hyrë në shtëpinë e 50-vjeçares për ta grabitur. Por pasi ajo ka kundërshtuar, ata e kanë lidhur me shall dhe e kanë vrarë. Trupin më pas ja kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

Ndërkohë kunati i viktimës Drita Saliaj, Mitat Saliaj ka mbërritur nga Greqia dhe ka konstatuar se edhe banesa e tij është grabitur. Ai mbërriti nga Greqia për varrimin e kunatës.

“Luisi është përdorues droge. Luis Saliaj e ka babanë në burg për drogë. Grabitësit kanë hyrë edhe në shtëpinë time nga çatia nuk kanë pasur para. Nuk e di kush janë autorët e grabitjes së banesës time.”- u shpreh Mitati.

Lidhur me këtë ngjarje makabre foli për “FaxNews” edhe kunata e viktimës, Laze Saliaj. Ajo tregoi se autorët mund të kenë menduar se ka patur lekë në shtëpi sepse para disa ditësh kishte shitur lopët. Sipas saj, mes familjeve ka patur edhe konflikte të mëparshme për arsye banale.

“Policia na tha që ka ndodhur ngjarja. Ishim në gjumë dhe u trembëm. Erdhi burri dhe më tha në mëngjes që e kanë vrarë. Ajo e shkreta i kishte të gjitha në bankë lekët, kanë menduar se kishte lekë brenda se shiti ca lopë. Djali i kunatit është çun i keq. Gjithëmonë kemi qenë të duruar, gjithmonë kanë dashur ta rrahin kunatin, e gjuanin me gurë, por ne kemi qenë të duruar se pse nuk donim të vrisnim.

Në datën 24 kam qenë këtu, në datën 26 dhjetor kam ikur në Greqi. Hëngrëm, pimë, u kënaqëm. Ne mbrëmë në darkë na mori policia, erdhi burri lart bashkë me policinë. Ndodhi kjo që ndodhi. Babai i këtij çunit është në burg për punë droge, ndërsa kunatin tim e ka rrahur babai i tij për zënka të vogla.

Ai është në Greqi aktualisht, po vjen. E kishte grua. Trupi është në morg, ceremoninë do ta bëjmë kur të vijë burri dhe djemtë. Gjynah që kanë vënë dorë tek ajo. E kishin lidhur, e kishin mbytur me shall. Gjithçka përmbys, sikur kishte rënë një bombë, aq keq i kishin katandisur”, u shpreh kunata.

Etiketa: drita saliajervis zotajsindi shehaj
Pas

Alketa Vejsiu ‘pendohet’, fshin postimin për motrat Vjollca dhe komentet për Xhemin

Para

Tjetër ngjarje e rëndë në Fier, gjendet i vdekur 56-vjeçari (Emri)

Para
VIDEO/ Pësoi dëmtime pas tërmetit, nis restaurimi i urgjencës në Durrës

Tjetër ngjarje e rëndë në Fier, gjendet i vdekur 56-vjeçari (Emri)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Kemi vetëm tre vite kohë”/ Shkencëtarët paralajmërojnë: Emetimet aktuale të karbonit po e çojnë botën drejt tejkalimit të objektivit të Marrëveshjes së Parisit

Mes rrënojave dhe shpresës: Vijojnë kërkimet për të mbijetuarit e sulmit tragjik

Macron i kërkon Izraelit të ndërpresë sulmet që “nuk lidhen me programin bërthamor të Iranit”

Midis raketave dhe frikës – Si jetojnë qytetarët e Teheranit dhe Jerusalemit nën kërcënim të përditshëm

Maqedonia e Veriut Miraton Ligjin e Ri për Energjinë, Synon Rritjen e Sigurisë dhe Investimeve

Evakuim urgjent i spitalit të goditur nga raketa, ministri i Shëndetësisë e cilëson krim lufte

Mbyllen 27 Biznese të Mëdha në 2024, Tregu i Punës në Shqipëri përballet me Sfida të Rënda

Tregu i Fondeve të Investimit në Shqipëri Arrin Kulmin e 4 Viteve të Fundit

Spitalet me më pak shtrime në total, kardiologjia përjeton fluks në rritje

Irani lëshon dhjetëra raketa ndaj Izraelit, goditet spitali kryesor Beer Sheba

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.