00:00 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqeu grilën e dritares së banjos dhe priti Reçin në shënjestër/ Brenda pallatit nga ku u qëllua me snajper në Rrëshen, pronari i saj u ekzekutua në Gusht (Video)

14:44 | 08/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqeu grilën e dritares së banjos dhe priti Reçin në shënjestër/ Brenda pallatit nga ku u qëllua me snajper në Rrëshen, pronari i saj u ekzekutua në Gusht (Video)

Nga një dritare e banjos së një apartamenti në katin e shtatë të një pallati në qendër të Rrëshenit, u krye atentati i mirëplanifikuar ndaj 47 vjeçarit Kastriot Reçi gjatë mesditës së djeshme.

Gazetarja e Fax News Denisa Mahmutaj ka qenë sot në banesën ku ka ndodhur qitja e vetme nga një armë snajper dhe ka vëzhguar nga afër të gjithë dinamikën që ka ndjekur autori i ngjarjes, i cili dyshohet të ketë qenë një vrasës profesionist, duke u nisur nga saktësia me të cilën e ka kryer qitjen.

I veshur si një femër, ai është ngjitur në katin e shtatë të pallatit, ka modifikuar grilën e dritares së banjos, dhe më pas ka pritur lëvizjet e Reçit, që do të shfaqej rreth orës 11:00 në lokalin e tij “Mirdita”, që është një nga më të njohurit në qytet.

Edhe pse Reçi ka qenë i shoqëruar nga vëllai i tij, vrasësi ka pritur qetësisht që ata të merrnin distancë nga njëri tjetri nëmënyrë që mos të gabonte shënjestrën.

Burime të sigurta bëjnë me dije për Fax News se banesa nga ku është kryer qitja ka qenë në pronësi të Armando Gjinit, i cili u ezkekutua Gushtin që lamë pas në Rrëshen, me plumb në kokë, në sy të fëmijëve të tij në makinë. E megjithatë tani në banesë nuk jeton askush, madje mund të shihet edhe se nuk ka as mobilje në shumicën e dhomave.

Edhe pse nuk u tha kurrë publikisht, familja e Gjinit si dhe prokuroria dyshonte se pas kësaj vrasje fshihej pikërisht Kastriot Reçi, ndërsa përplasjet mes dy familjeve kanë çuar në total 5 viktima derimë tani. (Lexo ketu te plote lajmin e perplasjeve mes familjeve) 

Nëse ngjitesh në taracën e pallatit nga ky është qëlluar me snajper pamja që të ofrohet është edhe më e gjerë, ku mund të shihet i gjithë qyteti, që duhet thënë për nga përmasat është mjaft i vogël.

E pavarësisht numrit të ulët të banorëve, interesat që fshiheshin pas familjeve Reçi dhe Gjini kanë qenë shumë të mëdha, e lidheshin pikërisht me trrafikimin e drogërave të forta, dhe zotërimin e tregjeve brenda dhe jashtë vendit.

Vrasësi i Reçit u kujdes që në fund të pallatit të hidhte armën e tij snajper, dhe të largohej dukle p[ërfituar dhe nga reagimi i vonë i policisë në ngritjen e postoblloqeve. Dyshohet se për t’u larguar nga qyteti ai është ndihmuar nga një tjetër person, edhe për të cilin policia shqiptare dhe grupi hetimor nuk ka gjurmë.

Policia ka marrë bravën e derës dhe gjurmë të tjera që janë gjetur brenda banesës, në mënyrë që të afrohet sa të mundet drejt zbardhjes së ngjarjes, por duke ditur mënyrën e ekzekutimin, identifikimi i vrasësit nuk duket një punë e lehtë, shtuar dhe faktin se për këtë krim është hedhur një sasi e madhe parash.

Gjatë ditës së djeshme Policia ofroi një shpërblim prej 20 milionë lekësh të vjetra për këdo që jepte informacion lidhur me këtë vrasje, por duket se në Rrëshen, askush nuk ka parë, nuk ka dëgjuar, dhe nuk di asgjë për ngjarjen.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: kastriot reci snajperrreshenVRASJA NE RRESHEN
Pas

Kush fshihet pas? Makinë-bombë në Somali, 4 të vdekur dhe 10 të plagosur

Para

Meri Shehu jep lajmin e mirë: Ja cila shenjë e horoskopit do të fitojë lotarinë

Para
Horoskopi javor nga Meri/ Kjo shenjë horoskopi do arrijë suksesin e papritur

Meri Shehu jep lajmin e mirë: Ja cila shenjë e horoskopit do të fitojë lotarinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.