Ministruia për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në sajë të konflikteve në përshkallëzim mes Shteteve të Bashkuara të Amerikë dhe Iranit, ndërsa njofton qytetarët shqiptar të shmangin udhëtimet në vendet me tensione të Lindjes së Mesme.
MEPJ shkruan në njoftimin e saj, se shtetasit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Iran dhe që kanë evojë për asistencë janë të lutur të kontaktojnë Ambasadat e Republikës së Shqipërisë në Kuvajt dhe ne Turqi, duke vënë kështu në dispozicion edhe kontaktet përkatëse.
Njoftimi i plotë:
Pas ngjarjeve të fundit të ndodhura
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikes se Shqiperise i ben thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të shmangin udhetimet në drejtim të Lindjes së Mesme, ne vendet me tensione te pershkallezuara, Iran, Irak.
Shtetasit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Iran ose Irak dhe qe kanë nevojë për asistencë, janë të lutur të kontaktojnë Ambasadat e Republikës së Shqipërisë në Kuvajt dhe ne Turqi në adresat:
Kuvajt (Kuëait City):
Celular: +96594048219
Office Phone: +965 2524 0627,
E-mail: embassy.kuë[email protected]
Embassy of the Republic of Albania to the State of Kuëait
Salam Area, Block 7, Street 717, Villa 4, Kuëait
P.O.Box. 3090, Safat-13031, State of Kuëait
Turqi (Ankara)
Tel: +90 312 441 61 03 / 04
Celular: +90 549 561 1985)
Email: [email protected]
Embassy of the Republic of Albania in Ankara
Adress: Ebu ziya Tevfik sok. No.17 Çankaya/Ankara
Tel: 0090 312 441 61 03
Fax:0090 312 441 61 09
Konfliktet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë tejkaluar dy shtetet respektive, ndërsa një deklaratë e papritur është bërë nga udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei, reagim që vjen pas sulmit me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak.
Gjatë gjithë fjalës së tij ka hedhur akuza të forta ndaj SHBA ndërsa nuk ka kursyer edhe shtetet aleate të saj, dhe njëri prej tyre pavarësisht se nuk e përmend me emër, nënkuptohet që është edhe Shqipëria.
Ali Khamenei tha se një shtet i vogël në Europë është shumë i mbrapshtë dhe ka bërë komplot me SHBA dhe tradhëtarët e MEK kundër Iranit.
“Një vend i vogël europian, shumë i vogël dhe shumë i mbrapshtë ka bërë komplot me SHBA dhe tradhëtarët e MEK kundër Iranit”, tha ai gjatë një fjalimi që është transmetuar në shumë media botërore në gjuhën angleze.
(F.GJ/FAXWEB.AL)