00:07 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Britania nis hetimet dhe njofton drejtësinë: Armët shqiptare shkuan në Uganda dhe Sudanin e Jugut

21:50 | 08/01/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Britania nis hetimet dhe njofton drejtësinë: Armët shqiptare shkuan në Uganda dhe Sudanin e Jugut

Britania e Madhe po heton një dosje të trafikimit të armëve, të hapur nga zyra e të ardhurave dhe doganave në Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë kuadër hetimor, është përfshirë edhe Prokuroria shqiptare.

Sipas “Top Channel”, në lidhje me këtë çështje janë vënë nën hetim dy persona. Këto hetime që po zhvillohen nga Elspeth Pingel kërkojnë të hedhin dritë mbi aktivitetin në fushën e armëve nga 2009 deri në 2016 dhe për këtë shkak kërkohet marrja në pyetje e një sërë personash që kanë dijeni për çështjet e armëve në Shqipëri.

Britania e Madhe ka vënë në dijeni Prokurorinë shqiptare se hapja e hetimeve penale lidhet me trafikimin dhe ndërmjetësimin e supozuar të mallrave ushtarake ndërmjet Shqipërisë, Ugandës dhe Sudanit Jugor, të kryer pa një licensë të vlefshme, dhe në kundërshtim me kontrollet e eksportit dhe tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Dosja në fjalë, tashmë ndodhet në hetim pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK, ndërkohë, sipas të dhënave, kjo dosje është mbajtur për gjashtë muaj nën kompetencat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Britania kërkon nga akuza shqiptare të sekuestrojë dokumente, por edhe korrespodencën që ka të bëjë me dërgimin e 10 mijë kallashnikovëve, 10 mijë aksesorëve, 40 mijë karikatorëve, 1 milionë e 270 mijë municioneve dhe 100 pistoletave makarov për në Sudanin Jugor.

Kjo gjë sipas dyshimeve mund të ketë ndodhur gjatë periudhës 2009 deri në 2016, dhe mund të jetë kryer nga dy shtetas nën hetim dhe një shoqëri e cila dyshohet ti ketë nisur nën emrin e njësisë ushtarake të forcave popullore të mbrojtjes së Ugandës.

Sipas informacioneve, njëri nga personat që është vënë nën hetim, ka shtetësi greke, ndërsa tjetri ka shtetësi britanike. Këta persona, pak vite më parë kanë udhëtuar drejt vendit tonë, por edhe kanë patur aktivitet biznesi në Shqipëri .

Mes të tjerash britanikët kërkojnë dokumentacionin që i është depozituar palës shqiptare përmes të cilit autorizohen shtetasit në fjalë për të dërguar mallra nga Tirana për në Juba dhe Sudanin Jugor , ngjarje të dyshuara të kenë ndodhur duke përdorur edhe rrugën ajrore gjatë vitit 2014.

Pas

Pamje të rënda/ Vrasja e biznesmenit në Rrëshen, Kastriot Reçi u qëllua pasi puthi fëmijën, snajperi godet njëherë dhe e lë përtokë (VIDEO)

Para

 “Rama është në ditët e tij të fundit”, analisti: Në PS nuk ka më tërheqje, e mban partinë në regjim ushtarak

Para
 “Rama është në ditët e tij të fundit”, analisti: Në PS nuk ka më tërheqje, e mban partinë në regjim ushtarak

 “Rama është në ditët e tij të fundit”, analisti: Në PS nuk ka më tërheqje, e mban partinë në regjim ushtarak

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.