Gazeta britanike Daily Mail ka publikuar në faqen e saj online një hartë të ushtrisë iraniane me vendet e mundshme të përfshirjes në një “qark sulmi”, si dhe llojet e predhave që disponon Irani dhe ka ku mund të godasë çdo vend në distanca të përcaktuara qartësisht.
Në shkrimin e saj Daily Mail publikon edhe fotot e armëve bërthamore të Iranit, ndërsa nuk lë pa përmendur edhe trupat elitare të Gardës Revolucionare Iraniane që janë në rreth 150 mijë si dhe 350.000 ushtarë të rregullt dhe gjysmë milioni në rezervë.
Edhe pse ka diskutime të shumta nëse do të ketë një konflikt të ashpër mes SHBA dhe Iranit, të dyja vendet kanë nxjerrë kapacitetet ushtarake.
Nëse i hidhet një sy hartës së publikuar nga prestigjozja britanike, në “vijën e kuqe” të sulmit, nëse Irani vendos të godasë mund të jenë disa vende që llogariten me distancat e tyre përkatëse.
Në shkrimin e saj Daily Mail saktëson edhe distancat e raketave të saj, që mund të jenë të mbushura edhe me lëndë bërthamore. Në foton që shoqëron këtë shkrim të publikuar nga media angleze predhat godasin nga distanca 350 kilometër deri në largësinë më të madhe 2 mijë kilometër.
Ndërkohë, marina ka në dispozicion një forcë detare guerile me anije të vogla e të shpejta dhe të pajisura me mitralozë dhe raketa, pa lënë mënjanë edhe nëndetëse.
Një e treta e gazit të lëngshëm në botë dhe pothuajse një e katërta e naftës së Iranit rrjedh nëpër ujërat e ngushta dhe të cekëta në bregdetin jugor të Iranit, i cili ishte edhe skena e sulmeve dhe konfiskimeve të cisternave të naftës vitin e kaluar.
Por, a rrezikon Shqipëria të goditet nga Irani pa dalë nga territori i saj?! Me një kërkim të thjesht në google, distanca kilometrike mes kufirit të Shqipërisë me atë të Iranit është pak më shumë se 2 mijë kilometra dhe më pak se kaq, nëse Iraku “i vjen në ndihmë” Iranit me një “territor bombardues”.
Pra, nëse Irani godet nga bazat e tij ushtarake, sulmet ndaj Shqipërisë thuajse janë zero. Ndërsa nëse nisja e raketave të saj mund të jetë në Irak, atëherë rreziku për Shqipërinë është prezent deri diku. Sigurisht, më shumë se forca ushtarake, këtu luan diplomacia.
Irani ka investuar shumë në raketa të reja që përdorin teknologji të përparuar udhëzuese dhe kanë rritur manovrimin për t’i bërë ato shkatërruese kundër objektivave më të vegjël si bazat ushtarake dhe anijet në det.