Këto kanë qenë vite të vështira për Justin Bieber dhe këtë këngëtari e pranoi vetë disa minuta më parë. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Justin ka treguar se askush nuk e ka kuptuar faktin që luhatjet e tij të mëdha kanë ardhur si pasojë e sëmundjes nga e cila vuan.
“Ndërsa shumë njerëz thoshin se Justin Bieber duket shumë keq, ata nuk arritën ta kuptojnë që jam diagnostikuar kohët e fundit me sëmundjen Lyme, që jo vetëm ishte kronike, por ndikoi edhe në funksionimin tim, të lëkurës, të trurit, tek energjia dhe shëndeti i përgjithshëm.
Këto gjëra do të shpjegohen më tej në një dokumentar që po vendos në YouTube së shpejti .. Kanë kaluar disa vjet, por marrja e një trajtimi të duhur do të ndihmojë në mundjen e kësaj sëmundjeje dhe unë do të kthehem dhe më mirë se kurrë”, ka shkruar Justin Bieber.
Sëmundja e tij quhet “Lyme” dhe është nje infeksion i cili shkaktohet nga bakteri Borrelia. Kjo sëmundje shkakton njolla të kuqe në lëkurë dhe kruarje.
Në një stad më të avancuar, sëmundja mund të shkaktojë humbje të aftësisë lëvizëse të fytyrës, dhimbje të forta koke, temperaturë të lartë dhe probleme me zemrën.
Për këtë sëmundje, Justin do të flasë më shumë në dokumentarin e tij të cilin do ta publikojë në Youtube. Thuhet se Justin u pickua nga insektet që bartin bakterin në fund të verës së 2019-s. Fotot e publikuara në shtator, ku ai shfaqet me serum në krah, janë realizuar pas një trajtimi për sëmundjen.