Disa nga përfaqësuesit e politikës shqiptare nga të gjitha krahët, kanë zhvilluar një takim ditën e sotme në Austri në kuadër të marrjes së kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria.
Me sa duket, ka qenë ish-gjenerali i NATO-s, Michael Barberon ai që ka bërë bashkë përfaqësuesit e subjekteve të ndryshme politike në vend mes të cilëve ish-ministra, deputetë e ish-deputetë, kryetar partishë.
Fotografi Agim Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një fortografi ku shihet, Damian Gjiknuri që flet me ish-gjeneralin e NATO-s ku sipas tij, ish-ministri Gjiknuri i kërkon gjeneralit ndihmë për mbylljen e Reformës Zgjedhore. “Gjiknuri i kërkon ndihmë gjeneralit të NATOS për mbylljen e Reformës Zgjedhore”, shkruan Rama.
Rama ka zbuluar edhe disa nga bisedat miqësore që sipas tij janë bërë mes Barberos dhe politikanëve shqiptarë.
Si rrallë herë, bie në sy se politikanët shqiptarë të të gjitha bindjeve janë ulur në të njëjtën tryezë, ndërsa aparati ka fiksuar moment harmonie dhe buzëqeshjesh mes tyre që të bëjnë të mendosh se mosmarrëveshjet janë lënë në plan të dytë.
Janë takuar në këtë tryesë edhe kreu i PAA-së, Agron Duka aleat i Lulzim Bashës me kolegun e tij socialist Namik Dokle dhe kreun e PSD-së, Paskal Milon. “Xhaketat e vjetra të politikës së vjetër, mall për njëri-tjetrin,“-shkruan Agim Rama krah fotos.
Ndërsa ish-ministrja e Integrimit gjatë qeverisjes së Edi Ramës me Ilir Metën, Klajda Gjosha është fotografuar duke u përqafuar me kreun e PR-së, Fatmir Mediun.
Gjosha është fotografuar nga Rama edhe me deputeten socialiste, Blerina Gjylametin ku përkrah saj që është postuar nga fotografi në rrjetet sociale, shkruan: “DY ZONJA SHUME TE MIRA”