Ish ministri Jashtëm, Edmond Haxhinasto i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, foli në lidhje me marrjen e kryesimit të presidencës së OSBE-së nga Shqipëria.
Haxhinasto u shpreh se kjo nuk është marrë në bazë të meritës së vendit, por nga një sërë kërkesash që bëhen për vite rresht.
Ish-Ministri e vlerësoi si një mundësi të mirë kryesimin e presidencës për vendin tonë, pasi sipas tij është mundësi për të ngritur reputacionin tonë ndërkombëtar.
“Presidenca nuk merret në bazë të meritës, por në bazë të kërkesave që bëjnë vendet e ndryshme për disa vites rresht. Kur vjen momenti fillojnë përgatitjet përkatëse bashkë me sekretariatin e organizatës. Dua ta vlerësoj si moment të rëndësishem sepse është një mundësi e mirë për Shqëipërinë dhe reputacionin tonë kombëtar. Kjo është një përgjegësi e lartë kombëtare. E theksoj në fund të fundit tregon për maturinë tonë ndërkombëtare. Dëshiroj që presidenca e shqiptarëve të jetë e sukseshme, sepse tregon për prestigjin tonë ndërkombëtar. Çështja sesa Shqipëria ka në shtëpi standardet që përpiqet për ti avancuar në presidencën e saj të OSBE-së, është çështje për tu diskutuar dhe për mendimin tim nuk ka lidhje.”- u shpreh Haxhinasto.
Për sa i përket çështjes së Ukrainës me Krimenë, për të cilën u pyet edhe kryeministri Edi Rama në Vienë, Haxhinasto tha se kjo është një çështje e vendosur nga presidenca të tjera më para dhe se avancimi i saj do të ishte vërtet sukses.
“Unë mendoj se çështje Ukrainës, është një vazhdimësi të vendosura nga trojka. Mendoj se nëse do të avajncojmë sado pak një axhendë të tillë do të ishte vërtet sukses. Dhe uroj se avancimi i këtyre çështjeve do të jetë një nder për ne dhe një investim ndërkombëtar për vendin tonë. Mendoj se sa më shuëm të avancojmë në këtë axhendë, aq më investim i rëndësishëm do të jetë për Shqipërinë dhe jo për një emër të përveçëm.”- tha Haxhinasto.
(M.Q/Faxweb.al)