Pas marrjes së kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria, ajo që do ta zyrtarizojë këtë është vizita e parë e Edi Ramës si drejtues i kësaj organizate të rëndësishme në Ukrainë.
Detaje për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kiev i ka dhënë ambasada ukrainase në Tiranë e cila bën me dije se, shefi i qeverisë do të ketë një axhendë dy ditore takimesh, përkatësisht më 20 dhe 21 Janar të këtij viti.
Ambasadori ukrainas Tsymbaliuk shkruan: “Vizita e Ramës në Kiev do të jetë në datat 20 deri 21 janar. Ne si shtet ukrainas promovojmë marrëdhëniet e mira me përfaqësuesin e Shqipërisë”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)