11:50 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Erdeti merrej me drogë”, nëna e 39-vjeçares që u vra nga kunati jep detaje tronditëse: I kishte thënë dhe burri nga burgu që të ruhej…

09:09 | 10/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Erdeti merrej me drogë”, nëna e 39-vjeçares që u vra nga kunati jep detaje tronditëse: I kishte thënë dhe burri nga burgu që të ruhej…

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur gjatë natës në Paskuqan, ku 39-vjeçarja Enkeleda Çapoku u vra me një shkop druri nga ana e kunatit të saj Eredet Çapoku, i cili punonte si faturino në një nga linjat urbane të kryeqytetit.

E gjithë ngjarja ndodhi në sy të vajzës së saj 18-vjeçare, dhe nënës së saj, e cila ka treguar se kunati i së bijës, ishte një njeri i dhunshëm, dhe gjatë konfliktit në banesë mbrëmjen e djeshme e kishte qëlluar dhe atë pas koke.

Nëna ka treguar se bashkëshorti i Enkeledës, i cili ndodhej në burg, e ka këshilluar atë që të ruhej nga vëllai i tij, pasi dhe më herët ai kishte ushtruar dhunë ndaj 39-vjeçares, për të cilën kishte dhe një urdhër mbrojtje.

“Më ra pas koke dhe humba ndjenjat, vajza jetonte me mua, se burrin e ka në burg. Kunati ndejti disa kohë te ne, dhe më pas i bënte presion vazjës. Erdeti merrej me drogë prandaj e larguam nga shtëpia, e denoncuam dhe në polici, se kishim frikë. E shoqëroja vajzën kudo që shkonte”, ka treguar e ëma e Enkeledës.

Ndërkohë që bashkëshorti i 39-vjeçares që u vra nga kunati ndodhej prej 2012-tës në burg, pasi ishte kapur me një sasi droge.

Elton Çapoku së bashku me dy miqtë e tij, do të dërgonin në Holandë 186 kilogramë kanabis.

“Arrestimi i tyre është kryer pasi, në datë 29 gusht 2012, Adrian Çingu ka tentuar që të trafikojë lëndën narkotike drejt Holandës me anën e një mjeti tip kamion. Sasia e lëndës narkotike është zbuluar në Pikën e Kontrollit Kufitar të Portit të Durrësit, pasi Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillonte hetimin në dinamikë. Ndërkohë që u krye arrestimi i shoferit të kamionit, u kryen veprimet e tjera procedurale, në bazë të të cilave u evidentuan përgjegjësitë edhe të shtetasve Arben Alla dhe Elton Çapoku”, thuhet në dosje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.01.2020 rreth orës orës 23:40, në Paskuqan shtetasi E. Ç.,34 vjeç, për motive ende të paqarta ka goditur për vdekje me mjet të fort (shkop druri) kunatën e tij shtetasen E. Ç.,39 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje, dhe ka shpallur në kërkim policor shtetasin E. Ç, i cili pas ngjarjes është larguar

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: enkeleda capokuerdet capokukrim brenda familjes na paskuqan
Pas

‘E ndershme, e thjeshtë, si mamaja dhe motra ime’, Noizy pranon se është i dashuruar

Para

Krim horrorr në familjen e Adelina Tahirit/ Nusja tenton të vrasë dajën e saj me çekiç për t’i marrë pasurinë (FOTO)

Para
Krim horrorr në familjen e Adelina Tahirit/ Nusja tenton të vrasë dajën e saj me çekiç për t’i marrë pasurinë (FOTO)

Krim horrorr në familjen e Adelina Tahirit/ Nusja tenton të vrasë dajën e saj me çekiç për t’i marrë pasurinë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 81 persona të vdekur, rëndohet bilanci tragjik i përmbytjeve në Teksas

Rama në Vlorë: Nuk kemi tendencë t’i zëmë frymën bizneseve, trotuaret do të lirohen

Dështon për të 43’tën herë seanca për të konstituar përbërjen parlamentare të Kuvendit të Kosovës

Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Pogradec, policia merr masa ndaj subjekteve që nuk zbatuan urdhrin

Rezultatet e 11 majit/ Ankimimet e PD për katër qarqe, KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve

Merr flakë autobusi i linjës Kamëz-Tiranë, nuk raportohet për të lënduar(PAMJE)

Aksion i IKMT në Theth, autoritetet nisin prishjen e ndërtimeve pa leje

Policia e Shtetit në aksion ndërkombëtar, arrestohet 23-vjeçari i kërkuar për trafik droge

Zënia e hapësirave publike dhe problemet e sezonit, Rama mbledh kryebashkiakët

Akuzat për evazion fiskal, Berisha: ‘Bankers Petroleum’ ka paguar çdo qindarkë kur ishim ne në pushtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.