Në këto ditë të ftohta dimri, si pasojë e temperaturave që kanë shkuar disa gradë nën zero, një pjesë e liqenit të Pukës ka ngrirë.
Por përveç pejsazhit mjaft të bukur që ofron liqeni, ai përbën një rrezik të vërtetë për fëmijët, dhe për këtë shkak Bashkia e këtij qyteti ka lëshuar një apel për të gjithë prindërit, ku i kërkon që të kenë kujdes.
“Për shkak të temperaturave të ulta që kanë karakterizuar qytetin tonë prej ditësh, Liqeni i qytetit të Pukës është ngrir në të gjithë sipërfaqen e tij.
Prindër! Përball kësaj situate porositni fëmijët tuaj të shmangin aventuren për të hipur mbi sipërfaqen e akullt të qytetit, pasi është me mjaft rrezikshmëri” shkruhet në rrjetet sociale nga bashkia e Pukës.