Një roje sigurie pretendon të ketë parë një UFO pasi kapi pamjet e një dritë jeshile të çuditshme që po ngrihej në qiell.
Douglas Benefield, 48 vjeç, po punonte si roje nate në një kantier ndërtimi në Kaliforni, kur ai vuri re dukurinë e çuditshme në kamerën e ndërtesës. Pamjet tregojnë një objekt të ndritshëm teksa ngrihet në qiell natën.
“Unë isha ulur atje dhe u ndjeva çuditshëm krejt papritur, nuk mund ta shpjegoj vërtet. Atëherë nga cepi i syrit tim pashë diçka në monitor, kështu që e luajta përsëri dhe nuk mund t’i besoja syve. Vazhdova ta shikoja pa pushim”, tha roja.
Pamjet janë filmuar që në 23 shtator të vitit 2018, por Benefield sqaroi se jeta e tij ishte aq e zënë në atë kohë sa ai nuk mendoi t’ia tregonte videon askujt tjetër. Por së fundmi ai gjeti përsëri videon dhe vendosi që ishte diçka që duhej të ndahej me publikun.