21:27 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“U zgjova nga 3 djem, më lidhën dhe më zhveshën”, gruaja rrëfen si e shiti shoqja e ngushtë si skllave seksi

14:47 | 11/01/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“U zgjova nga 3 djem, më lidhën dhe më zhveshën”, gruaja rrëfen si e shiti shoqja e ngushtë si skllave seksi

Grizela Grootboom nga Afrika e Jugut ka rrëfyer historinë e saj të trishtë sesi shoqja e saj e ngushtë e ka shitur si skllave seksi.

Në një intervistë për “BBC”, ajo tregoi se nuk e besonte dot që shoqja e saj ia kishte bërë diçka të tillë. Gjithçka ka ndodhur kur Grizela ishte 18 vjeçe dhe shkoi të jetonte me mikeshën e saj.

“U mundova që të shkoja në shkollë atë vit. Ishte i njëjti vit kur takova një shoqe dhe u bëmë shumë të afërta me njëra tjetrën.

U bëmë shoqe shumë të ngushta. Ishte i njëjti vit kur ajo tha se do të shkonte në Johanesburg për shkak se familja e saj po zhvendosej dhe ajo kishte nevojë të studionte. Unë isha gati të lëvizja me të sepse ajo më njihte dhe nuk më paragjykonte. Ajo tha: “Po, nëse do mund të vish”.

Mora trenin nga Cape Toën dhe shkova në Johanesburg, e gëzuar për një jetë të re”, tha ajo.

Por këtu nis edhe periudha më e vështirë e jetës së saj pasi shoqja e braktis dhe e dorëzon tek 3 djem.

“Shkoi të blinte ushqime dhe kjo ishte hera e fundit që e pashë. Nisa të fle pak sepse kisha bërë një udhëtim të gjatë. U zgjova nga tre djem. Ishte goditja më e fortë që mora në stomak dhe po më zhvishnin. Më lidhën, më mbyllën sytë dhe më droguan”, rrëfeu ajo.

Pastaj tmerri vazhdoi derisa u largua. Pavarësisht të gjitha të këqijave, Grizelda është e inatosur me shoqen e saj, por e fal atë.

“Me kohën, filluan të sillnin klientë. Ata bënin çfarëdo lloj gjëje që donin. Mund të zgjaste gjithë ditën nëse kishte klientë. Fillova të numëroja mbrapsht për të kuptuar sa zgjaste një person. Nëse nuk bëje atë që kërkonin, të rrihnin dhe të godisnin.

Më kanë nxjerrë nga shtëpia në mes të natës dhe gjëja e parë që kam shijuar ishte ajri i freskët. Çdo lot që kam nxjerrë deri më sot është nga dhimbja që kam menduar. E fal atë”, tregoi ajo.

Tashmë Grizelda Grootboom ka shkruar një libër të quajtur “Exit” për të ndihmuar vajzat të dalin nga prostitucioni dhe skllavëria e seksit. Sipas Kombeve të Bashkuara janë rreth 1 mijë femra që trafikohen në Afrikë çdo vit.

Etiketa: grizelda grootboomshoqja e ngushteskllave seksi
Pas

Prokurorja kërcënohet në Facebook, policia nis hetimet

Para

Arsyeja/ Arrestohet aktori i famshëm që luajti “Joker”

Para
Arsyeja/ Arrestohet aktori i famshëm që luajti “Joker”

Arsyeja/ Arrestohet aktori i famshëm që luajti “Joker”

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

Ukraina sulmon përsëri, godet bazën raketore të Rusisë

Kishte humbur një ditë më parë në një ishull të Greqisë, gjendet i pajetë prezantuesi i BBC-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.