17:20 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, ish-ministri Bushati del me deklaratën e fortë

16:55 | 11/01/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ditmir Bushati flet për ‘lëvizjen’ e re politike: Duhet të ketë një pakt kombëtar për Europën

Gjashtë vjet më parë, më 11 janar 2014 në Prizren u mbajt mbledhja e parë e dy qeverive Shqipëri-Kosovë ku dhe u nënshkrua Partneriteti Strategjik mes dy vendeve.

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati duke përkujtuar këtë ditë thotë se sot, gjashtë vite më pas nevojitet një bilanc i plotë rreth plotësimit të angazhimeve të ndërmarra në këtë partneritetit por dhe pasurimit me instrumente të reja.

Me një postim në rrjetet sociale ish shefi i diplomacisë shqiptare thotë se Partneriteti Shqipëri-Kosovë është strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën europiane.

 

Postimi i plotë:

11 Janar, 6 vjet më parë në #Prizren nënshkruam dokumentin e Partneritetit Strategjik Shqipëri-Kosovë, duke përcaktuar objektiva për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat, në dritën e dinamikës së tyre dhe interesave të përbashkëta. Krahas kundërshtarëve të njohur të kësaj nisme, e cila fillimisht u prezantua në programin qeveritar të votëbesuar nga Kuvendi në Shtatorin e 2013, nuk munguan as kritikët të cilët më shumë sesa me objektivat që parashtronte dokumenti dhe instrumentet për t’i jetësuar ato, merreshin me fotografinë e përbashkët të dy qeverive. 6 vjet më pas në 2020, nevojitet një bilanc i plotë rreth nivelit të zbatimit të angazhimeve të ndërmarra dhe pasurimit me instrumente të reja. Aq më tepër që mjedisi i sigurisë që na rrethon dhe konteksti gjeopolitik që jetojmë kanë evoluar ndjeshëm. Partneriteti Shqipëri-Kosovë është strategjik për ne, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën europiane. #ShqiptarëtBashkë

Etiketa: ditmir bushati
Pas

Injoruan edhe tërmetin, nga Rrahman Rrahja te Damian Gjiknuri, ja kush janë 13 deputetët që nuk thanë asnjë fjalë në 13 seanca plenare

Para

“Pensioni mujor të paktën 1000 euro”, vijojnë protestat e dhunshme në Francë

Para
“Pensioni mujor të paktën 1000 euro”, vijojnë protestat e dhunshme në Francë

"Pensioni mujor të paktën 1000 euro", vijojnë protestat e dhunshme në Francë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Agjencia Bërthamore e OKB-së bën paralajmërimin e fortë: Irani po rrit ndjeshëm rezervat e uraniumit

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon shtyrjen liberalizimit të tregut të energjisë

Alarm në shtetin amerikan, “arratisen” 250 milionë bletë

Tronditet qeveria italiane, vajza e Giorgia Melonit kërcënohet me jetë: Të urojmë të njëjtin fund si… Martina

SHBA paralajmëron për kërcënim të menjëhershëm nga Kina ndaj Tajvanit! Hegseth thirrje Azisë: Forconi mbrojtjen

Video/Operacioni “The Wanted”, ekstradohen nga Greqia dhe Italia dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Turqia lëshon fletarrestime për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

Në kërkim nga Gjermania, kapet në Morinë 22-vjeçari

Si dronët ndryshuan luftën? Ukraina kërkon prodhimin e 4.5 milionë njësive brenda vitit

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: S`më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.