Viti 2020 i Lazio-s filloi përsëri në emër të fitores. Kundër një Brescia të mirë, Immobile iu dha tri pikët bardhekaltërve të Inzaghi. Edhe në merkato, kryeqytetasit janë gati “t’i tregojnë dhëmbët”. Sipas “Corriere dello Sport”, Lotito dhe Tare kanë futur në rreth sulmuesin Marko Pjaca.
Lazio intrigohet shumë nga kroati dhe është gati të futet fuqishëm në garën për shërbimet e tij. Për këtë duhen plotësuar kushtet e Juventusit, që zotëron kartonin e futbollistit.
Pjaca do të përfaqësonte një alternative shtesë brenda skuadrës bardhekaltër. Falë shkathtësisë, kroati mund të luajë si sulmues i jashtëm dhe në qendër.