20:50 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndryshojnë sërish targat e makinave, shtohen elemente sigurie, a do të rriten kostot për pronarët e mjeteve

08:24 | 12/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndryshojnë sërish targat e makinave, shtohen elemente sigurie, a do të rriten kostot për pronarët e mjeteve

Targat e reja të makinave do të ndryshojnë sërish!

Ky ka qenë njoftimi më i fundit i dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, sipas të cilës targat e reja janë të standardeve të Bashkimit Evropian, kanë prioritet sigurinë publike dhe janë të pa-falsifikueshme, të patjetërsueshme, me numrin më të lartë të elementeve të sigurisë.

Sipas njoftimit të DPSHTRR target e reja nuk do të nxjerrin nga qarkullimi ato aktuale, por çdokush që do të kërkojë të vendosë targa të tjera, ato do të jenë me elementet shtesë që u prezantuan dje.

Disa nga elementët e targave të reja janë, standardit europian me alumin që të jetë pa asnjë efekt negativ për ambientin, ka hologramë  të personalizuar me logo enti dhe logo kombëtare, çdo targë do të ketë një barkod, dhe DPSHTRR do regjistrojë për secilin mjet dhe barkodet përkatëse të targave të mjetit.

Sipas Blendi Gonxhes ky investim, mundësohet nga pa rritur tarifat ekzistuese për regjistrimin e mjeteve.

Postimi i plotë i Blendi Gonxhes:

Targat e reja shqiptare, furnizimi i ri (sasia deri për 31.12.2022), janë më të sigurtat në rajon dhe superojnë standardet edhe të shumë vendeve të BE, si prioritet për sigurinë publike, investim strategjik i DPSHTRR – MIE sëbashku me UPGRADE të sistemit operativ informatik e DPSHTRR, në implementim! Targat e reja janë të pafallsifikueshme, të patjetërsueshme, me numrin më të lartë të elementeve të sigurisë (15 të përfshirë në prokat + kuposje + stampim) dhe me standarde rekord cilësie e certifikuar (CE):

– Të standardit europian me alumin AË1200 (Free of Chrome) pa asnjë efekt negativ për ambientin.

– Me Hologramë të personalizuar me logo enti dhe logo kombëtare, ndryshe nga modeli i mëparshëm i cili ishte vetëm gjenerik. (Ishte vetëm me një pullë universale)

– Çdo prokat/targë ka të stampuar një barkod dhe një numër serial unik. Barkodi është i standardizuar dhe identifikon prokatin/targën përkatëse. (Çdo mjet që paiset me dy targa, ka dy barkode progresive, të lexueshme e identifikueshme. Sistemi informatik eDPSHTRR do regjistrojë për secilin mjet dhe barkodet përkatëse të targave të mjetit. Informacioni shërben për verifikime nga organet e kontrollit rrugor dhe përditësohet sa herë mjeti ndrron targat. Barkodi lexohet me barcode reader dhe gjenerohet numri serial që do korrespondojë me numrin serial të stampuar në prokat dhe do lidhet me të dhënat e mjetit) Ky opcion respekton privacine dhe garanton çdo verifikim në terren.

– 2 sinusoida horizontale virtualisht të lëvizshme, ndryshojnë pozicion në këndvështrime të ndryshme!

– Simbole katrore, me shqiponjë dhe me A, të shpërndara në gjithë sipërfaqen e prokatit, të dallueshme në disa kënde shikimi.

– Syprina fosforeshente e prokatit, material i certifikuar nga kompania 3M, e vetmja në botë me elementin VST (Virtual Security Thread)

– Ngjyrimi me nxehtësi i karaktereve të kuposura të targës ka elemente sigurie, simbolet AL, reflektuese.

– Karaktere me elemente sigurie unike nga kuposja në prokat, etj.

Ky ndryshim cilësor dhe ky investim si nga ana materiale ashtu edhe për UPGRADE të sistemit eDPSHTRR mundësohet nga DPSHTRR pa rritur tarifat ekzistuese për regjistrimin e mjeteve! Respektojmë Direktivat e BE, rrisim standardet, kredibilitetin dhe prestigjin e flotës shqiptare të mjeteve rrugore, rrisim sigurinë publike dhe aftësinë identifikuese në kohë reale nga kontrollet rrugore e forcat e rendit!

Targa e modelit të ri aplikohet për çdo regjistrim të ri mjeti ose kur ka ndrrim targash ekzistuese nga dëmtime apo humbja!

Pas

Kurti dhe Mustafa i kanë egot aq të larta, sa mund të bëjnë vetëvrasje nëse hidhen prej tyre

Para

Si kurrë më parë, e bija e Trump poston foton romantike me të shoqin

Para
Si kurrë më parë, e bija e Trump poston foton romantike me të shoqin

Si kurrë më parë, e bija e Trump poston foton romantike me të shoqin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein

Stuhia “Floris” godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.