14:16 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Po hetojmë 15 kryebashkiakë të PS”, Basha: Edi Rama sot hesht, shqiptarët do të drejtohen nga krimi

13:12 | 12/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Po hetojmë 15 kryebashkiakë të PS”, Basha: Edi Rama sot hesht, shqiptarët do të drejtohen nga krimi

Janë 15 kryebashkiakë të PS, të cilët po kalojnë në filtrat e Partisë Demokratike.

Kështu u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha në një intervistë për Abc News.

Basha mes të tjerash i bëri thirrje PS, që sipas tij të tërhiqet nga gremina që e ka çuar lidershipi i saj. I pyetur në lidhje me zërat kundër brenda PD, për çështjen e sistemit zgjedhor, Basha tha se opozita është e bashkuar në qëndrimet e saj.

Intervista e plotë e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha:

AbcNews: Basha këtë javë keni denoncuar një kryebashkiak me rekorde kriminale, ndërkohë që keni deklaruar se keni të dhëna edhe për kryebashkiakë të tjerë. A ka emra konkretë dhe a keni besim se këto raste do të ndiqen nga drejtësia shqiptare?

Lulzim Basha: E para që duhet të them është që të gjithë këta njerëz përfaqësojnë Edi Ramën. Të gjithë janë të përzgjedhur nga Edi Rama dhe nuk është rasti që njeriu që sot duhet të flasi, hesht. Edi Rama heshti kur kryebashkiaku i Lushnjes u sulmua me granatë në zyrën e tij, hesht për kryebashkiakun e Mallakastrës, të dy kryebashkiakë të emëruar nga ai dhe jo të zgjedhur nga populli, i cili është provuar me rekorde kriminale në shtetin grek.

Ndaj sot është dita që mikrofonin tuaj dhe të gjithë mediave të tjera t’ia drejtoni njeriut që i emëroi këta njerëz në këto zyra, njeriut që hesht dhe pretendon sikur s’ka ndodhur asgjë. Kur në fakt është një provë më shumë se me Edi Ramën do të kemi vetëm kryebashkiakë me rekorde kriminale, deputetë me rekorde kriminale, drejtues të policisë me rekorde kriminale, pra shqiptarët do të vazhdojnë të drejtohen nga krimi për sa kohë sa Edi Rama do të jetë kryeministër.

Sa i përket rasteve të tjera, natyrisht ne jemi në ndjekje jo të dy, as të katër, por të paktën të 15 rasteve të tjera me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë. Duket qartë se procesi i 30 qershorit, përveçse jo kushtetues dhe ilegjitim është një provë më shumë e penetrimit dhe depërtimit total të trafikantëve të drogës, të trafikantëve të vajzave dhe grave shqiptare dhe pjesëtarëve të krimit të organizuar në skalionet më të larta të kupolës së Edi Ramës.

Dhe është një thirrje për Partinë Socialiste për tu shkundur dhe për tu tërhequr nga gremina ku e ka çuar lidershipi aktual, duke e kthyer në partinë më të kriminalizuar të Europës, një nga partitë më të kriminalizuara të globit. Është interes kombëtar edhe për Partinë Demokratike dekriminalizimi i shpejtë i politikës dhe dekriminalizimi i Partisë Socialiste.

Pas denoncimeve tuaja, janë disa bashki që sot janë pa kryetarë, kujtoj këtu bashkinë e Shkodrës, atë të Vorës…

Basha: Asnjë bashki nuk ka kryetar. Të 61 bashkitë kanë njerëz të emëruar, nga të cilët duket se me dhjetëra janë me rekorde kriminale.

Krahas denoncimit të kryebashkiakëve, cila do të jetë rruga për të arritur atë qëllim që ju aktualisht e artikuloni vazhdimisht, zgjedhjet e parakohshme?

Basha: Ajo që do të shpaloset dhe po shpaloset hap pas hapi dhe do të keni mundësinë ta mbuloni.

Ndërkohë në 15 janar, ju dhe aleatët tuaj do të zhvilloni edhe një takim me ekspertët për reformën zgjedhore. Kur do të publikohet drafti dhe të jetë gati për konsultim publik?

Basha: Edhe për këtë rast do të jemi transparent dhe bashkëpunues me median si gjithmonë.

Edhe një pyetje në lidhje me çështjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor. Ka pasur zëra edhe brenda forcës suaj politike se duhej të insistohej më shumë sa i takon ndryshimit të sistemit. Keni ju qëndrim për këtë?

Basha: Jo. Opozita është e bashkuar dhe e njëtrajtshme në qëndrimin tonë se problem kryesor i vendit është lidhja e politikës me krimin, është shitblerja e votës dhe mosndëshkimi i krimit elektoral. Është po kështu e njësuar se me një dialog gjithëpërfshirës dhe transparent me qytetarët shqiptarë, t’i lëmë qytetarët të vendosin sistemin që dëshirojnë.

Pas

U ndje keq në gjyqin për zyrtarët e lartë, dërgohet me urgjencë drejt spitalit një prej të arrestuarve (Emri)

Para

Marjana Kondi për Mirela Kumbaron: ”I them mos më fol se më ke hequr nga puna, ajo më flet”

Para
Marjana Kondi për Mirela Kumbaron: ”I them mos më fol se më ke hequr nga puna, ajo më flet”

Marjana Kondi për Mirela Kumbaron: ”I them mos më fol se më ke hequr nga puna, ajo më flet”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Starmer mbështetje për njohjen shtetit palestinez, zbardhet plani britanik

FOTOLAJM/ Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

Iu mbyllën hetimet, Fatime Kryemadhi paraqitet në SPAK

QKB: Mbi 4 700 biznese aplikuan për licencë të re, në 6-mujorin e parë

QKB: Mbi 4 700 biznese aplikuan për licencë të re, në 6-mujorin e parë

Berat/Kishte ndërtuar pa leje, në lagjen “Barrikadë”, një objekt trekatësh që do të funksiononte si hotel, arrestohet 30-vjeçari

Blushi: Kodi i ri Penal, instalim me ligj i regjimit represiv. Asgjëson lirinë e fjalës

Mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile në Gjirokastër, Kumbaro: Ndëshkime maksimale për piromanët që shkatërrojnë pasuritë natyrore

Denoncimet për votën e diasporës/ Berisha: Do i drejtohemi Kushtetueses si një shkallë për të kaluar drejt Strasburgut

Konispol/Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ndezi zjarrin që dogji 8 hektarë me bimësi, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.