23:23 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dhunë, përndjekje dhe vjedhje. Arrestohen në Tiranë 5 persona

15:13 | 12/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohet i shumëkërkuari i dënuar me 18 vite, pjesë e bandës së heroinës (Emri+Video)

Foto ilustruese

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë vënë në pranga 5 persona të cilët akuzohen për vepra penale të ndryshme në sajë të operacionit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë shtetasit:

  1. K.,23 vjeç, banues në Tiranë.
    Xh. M., 36 vjeç, banues në Çerkezë, Zall Herr
    H. M.,54 vjeç lindur në Domje dhe banues në Laprakë
    A. Ç.,48 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Kashar
    P. J.,65 vjeç banues në fshatin Sinoballa,Rrogozhinë

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në  pranga 5 persona  për vepra të ndryshme penale.

-Nga Specialistët  e Seksionit për Hetimin e Krimit në  Komisariatin e  Policisë Nr. 1, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrim prone” shtetasi: M. K.,23 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas  më datë 10.01.2020 në vendin e quajtur “Kodrat e liqenit artificial” ka vjedhur biçikletën e një shtetasi, si dhe po më datë 10.01.2020 në zonën e liqenit artificial ka dëmtuar me thyerje xhamat e një magazine me qëllim për të vjedhur.

-Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, Kamëz u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi Xh. M., 36 vjeç, banues në Çerkezë, Zall Herr,  pasi ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike si dhe ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij.

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 5,Kamëz u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përndjekja” shtetasi H. M.,54 vjeç lindur në Domje dhe banues në Laprakë, pasi ka përndjekur në mënyrë sistematike në qëndrën e punës ku punon dhe ku jeton ish bashkëshorten e tij.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “ Mashtrimi”, shtetasi: A. Ç.,48 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Kashar, pasi në rrugën “Panajot Pano” në dyqanin e një shtetaseje me anë të mashtrimit ka përvetësuar  shumën prej 10.000 mijë lekëve të reja, me pretendimin se i kërkonte i ati i shtetases, shumë e cila u sekuestrua nga Policia në cilësinë e provës materiale.

Nga Specialistët Për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u arrestua në flagrancë për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit” shtetasi, P. J.,65 vjeç banues në fshatin Sinoballa,Rrogozhinë pasi duke drejtuar në gjëndje të dehur automjetin e tij tip “BMË” ka goditur jashtë rrezikut për jetën shtetasin A. H.,33 vjeç banues në Pajovë, Peqin i cili u dërgua në Spital për ndihmë mjekësore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë , për veprime të mëtejshme.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: arrestohen 5 personatirane
Pas

“Do të mbajmë në pëllëmbë të dorës”, plasin ofertat për “Zogun e Tiranës” nga të dënuarit

Para

Iu lut që të mos fluturonte nga frika e ndonjë sulmi, gruaja e pilotit tregon bisedën e fundit me bashkëshortin

Para
Iu lut që të mos fluturonte nga frika e ndonjë sulmi, gruaja e pilotit tregon bisedën e fundit me bashkëshortin

Iu lut që të mos fluturonte nga frika e ndonjë sulmi, gruaja e pilotit tregon bisedën e fundit me bashkëshortin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.