Ditën e sotme Partia Socialiste ka zhvilluar zgjedhjet brenda partisë në Lezhë, Laç dhe Vlorë. Teksa siç rapotuam më herët, në Lezhë, gara është fituar nga kreu aktual Eduard Ndreca me diferencë të thellë nga kandidati tjetër, Taulant Malshi, në Kurbin ka dalë fitus Tonin Kolici.
Ky i fundit një ish-polic, i njohur si person i afërt me ish-kryebashkiakun Artur Bardhi që u largua nga funksionet publike për shkak të ligjit për dekriminalizimin, ka fituar ndaj kandidates tjetër, Nertila Tomës, edhe kjo një zyrtare e bashkisë Kurbin.
Ndërkohë në Vlorë do ta drejtojë Partinë Socialiste Anduel Tahiraj pasi në votimet e sotme brenda partisë arriti të fitonte kundër Albana Hodajt. Fletë votimi në kuti rezultuan 323 nga të cilat 298 i mori Tahiraj, 10 Hodaj dhe 15 të tjera dolën të pavlefshme.
Tahiraj ka marrë 298 vota, ndërsa rivalja e tij mori vetëm 10 vota ndërsa 15 fletë u shpallën të pavlefshme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)