15:23 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dikur qytet i pasur me mijëra banorë, sot në të jeton vetëm një burrë

07:59 | 17/01/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dikur qytet i pasur me mijëra banorë, sot në të jeton vetëm një burrë

Në qytetin e largët të Australisë, Witternoom që cilësohet si një vend fantazmë për shkak të sasisë së madhe të azbestit vdekjeprurës dhe numrit të madh të banorëve, që e braktisën nga frika se mund ta pësojnë nga miniera e azbestit, këto ditë është bërë sërish kryelajm i mediave botërore.

Dikur një qytet shumë i pasur në perëndim të Australisë për shkak të azbestit që nxirrej nga miniera që asokohe përdorej shumë në ndërtimin e objekteve të ndryshme, por sot në të jeton vetëm një njeri që ka refuzuar të largohet nga vendlindja dhe që thotë se i mungon vetëm civilizimi.

Me kalimin e viteve banorët e këtij qyteti dhe minatorët që nxirrnin asbestin, filluan të ankohen se po kanë probleme shëndetësore dhe më vonë shumë prej tyre u diagnostifikuan me kancer. Aty u konstatua se shkaku kryesor i këtyre sëmundjeve të rënda, ishte azbesti që kishte efekte të rënda anësore.

Kështu filloi edhe largimi, ku banorët i lanë shtëpitë e tyre e objektet qeveritare edhe sot e kësaj ditë janë ashtu siç ishin braktisur, kjo për faktin se qytetarët këmbëngulnin të mos marrin asgjë me vete nga frika se mund të jenë të kontaminuara.

Edhe zyrtarisht ky qytet ishte fshirë nga hartat, por kjo nuk i ndaloi tre persona të qëndrojnë aty, ndërsa vitin e kaluar dy prej tyre u larguan dhe mbeti vetëm një burrë.

Një dokumentar i publikuar në YouTube, shfaq Mario Hartmann-in i cili kishte shkuar në Australi në vitet e 90-ta, pasi dikur jetonte në Austri, por thotë se sot është banori i vetëm i Witternoom.

Kur kishte mbërritur në këtë qytet miniera ishte mbyllur, ndërsa Witternoom dikur njihej si një vend plotë gjallëri me mijëra banorë, kjo për shkak se të gjithë punonin dhe fitonin mjaftueshëm për të bërë një jetë relativisht të mirë.

Megjithatë gjithçka ndryshoi kur autoritetet qendrore ndërprenë edhe energjinë elektrike, dhe u vështirësua edhe më shumë jeta për ata pak persona që kishin mbetur në qytet.

Por, ai sot thotë se nuk ka probleme shëndetësore, madje i fiton 850 dollarë në muaj për 20 minuta punë – merr informata për motin dhe ia dërgon zyrtarëve të aeroportit të Perthit që i përdorin për linjat ajrore. Thotë se matjet e temperaturave duhet t’i bëjë çdo ditë me qëllim që të jetë sa më preciz.

Hartmannin nuk e brengos fakti që azbesti kishte mbytur mbi 80 për qind të njerëzve dhe çdo gjallesë tjetër që dikur jetonte në Wittenoom.

“Më pëlqen këtu. Është një qytet i bukur derisa nuk e gërmoni asbestin”, ka deklaruar ai për regjisorin gjerman të dokumentarit.

Për të bërë një jetë sa më të lehtë, ai ka instaluar panele solare në kulm që i japin energji elektrike, ndërsa ujin e pijshëm e siguron nga vendet e tjera më të largëta si dhe pemët e perimet.

Ndërkaq i pyetur nëse ka diçka që i mungon, ai nuk hezitoi të pranojë se vetëm civilizimi dhe asgjë tjetër. E për ta thyer monotoninë, atë e vizitojnë kohë pas kohe fotografë nga e mbarë bota që vijnë në këtë qytetet për të bërë fotografi. /Telegrafi/

Pas

Kush është kryebashkiaku i ndaluar për kontrabandë? Fevziu lexon “live” mesazhin

Para

E BUJSHME: Neuer drejt Serie A, kapiteni lë Bayernin

Para
E BUJSHME: Neuer drejt Serie A, kapiteni lë Bayernin

E BUJSHME: Neuer drejt Serie A, kapiteni lë Bayernin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Palma bie në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” në Durrës

Drejtonte mjetin pa patentë dhe rrezikoi jetën e policëve, neutralizohet nga shërbimet e sigurisë

Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në Shkup javën e ardhshme, zbulohet axhenda

“Dorëzohet” OBSH-ja, publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

“Kosova, Serbi”, thirrje nacionaliste në Gazimestan

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

Festa e Vidovdanit, policia pengon serbët të hyjnë me flamuj në Gazimestan

I vodhi një shumë parash një shtetasi, procedohet 38-vjeçari në Himarë

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, shkrumbohen orenditë shtëpiake

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.