02:15 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Cila do të ishte dëshira e fundit nëse vdes tani?”, intervista e rrallë e Xhevdet Ferrit, tregon pengun e madh të jetës (Video)

08:21 | 17/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Cila do të ishte dëshira e fundit nëse vdes tani?”, intervista e rrallë e Xhevdet Ferrit, tregon pengun e madh të jetës (Video)

Ditën e djeshme u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme aktori i njohur shqiptar Xhevdet Ferri. I njohur dhe me nofkën Xhoda, Ferri u nda nga jeta në moshën moshën 59 vjeçare, duke humbur betejën me një sëmundje të rëndë që kisht prej disa muajsh.

Prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar edhe më shumë ndërsa aktori ishte shtruar në spital, ku miqtë dhe familjarët përjetuan bashkë me të dhimbjet e ditëve të fundit.

Ndërkohë që të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit të kolegëve dhe miqve në drejtim të Ferrit e familjes së tij, ndërsa janë rikthyer dhe kujtimet që shumë prej të njohurve kanë pasur me aktorin e madh. Në një nga intervistat e tij, dhënë rreth 14 vite më parë vetë aktori ka folur dhe për vdekjen dhe pengun më të madh në jetën e tij.

“Zhgënjimi i parë dhe më i rëndi në jetë ka qenë se nuk më kanë lënë që të studioja atë që doja, që ishte arkitektura”, do të shprehej Ferri.

Ndërkohë që duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Arian Çani ‘’dëshira e fundit nëse do të vdisnit tani, në këto momente”, ai do të thoshte “padyshim që do të shkonte në favor të atyre njerëzve që mbeten pas nesh”.

 

View this post on Instagram

 

Zone e lire 29 Shtator 2006 Xhote ? nese na sheh nga lart… #xhevdetferri

A post shared by Zone e Lire (@zoneelire.al) on Jan 16, 2020 at 12:19pm PST

Po kush ishte Xhevdet Ferri?

Në 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve dega e dramës dhe më pas mbetet pedagog i mjeshtërisë së aktorit në këtë Akademi. Vazhdon karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademive. Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin me te madh si aktor ai e ka arritur ne filmin artistik (rreth 13 role).

Pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në rolin e protagonistit deputon në vitin 1980 ne “Skëterrë ’43” si Arjani dhe po atë vit në “Vëllezër dhe shokë” duke rënë në sy për rolin e Markos.

5 vjet më vonë në vitin 1985 do të bëhet i njohur me interpretimin e rolit të Agronit në filmin e dytë të tij “Hije që mbeten pas”. Në mishërimin që i bëri figurës se Gorit në filmin tjetër “Dhe vjen një dite”, me të cilin u nderua me medaljonin e festivalit, me 1986, bie ne sy cilësi te tjera interpretive si natyrshmëria, qetësia dhe thjeshtësia shoqëruar nga karakteri drejtpërdrejt i të vepruarit. U dallua për një individualitet të veçantë aktoresk.

Role të tjera të spikatura për aktorin Xhevdet Ferri janë edhe ai i e Pali në “Besa e kuqe” (1982); Sandri në “Vendimi” (1984); Trimi në “Përrallë nga e kaluara” (1987); Martini në “Treni niset në 7 pa pesë” (1988); Gjon Kadri ne “Vitet e pritjes” (1990); Me rolin e Sakos, në filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin sërish në një pikë të lartë artistike të interpretimit.

Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, duke e marrë sërish këtë post në vitin 2006. Ndërsa në vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombëtar. Është specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford. Në periudhën kohore 1996 – 1998 ishte deputet i PD-se në Kuvendin popullor. Në vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe Kryetari i pare i kësaj Shoqate.

Pas

E BUJSHME: Neuer drejt Serie A, kapiteni lë Bayernin

Para

Situatë alarmante në Greqi, brenda 10 ditëve 8 persona humbin jetën nga gripi

Para
SHËNDETI / 8 masa për të parandaluar virozat apo gripin

Situatë alarmante në Greqi, brenda 10 ditëve 8 persona humbin jetën nga gripi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.