05:34 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hetimet nisën pas vrasjes së italianit, shkatërrohet banda italo-shqiptare për trafikun e drogës, në pranga 55 vjeçari

14:56 | 17/01/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sherr në Kukës, tre të rinjtë bëjnë për spital bashkëmoshatarin e tyre (Detaje)

Policia shqiptare dhe ajo italiane, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë shkatërruar një organizatë kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikun e drogës dhe të armëve.

Hetimet grupin kriminal kishin nisur që në vitin 2015 kur është vrarë edhe shtetasi italian F. F..

Sipas njoftimit të policisë, gjatë aksionit është arrestuar shtetasi shqiptar, L. D., 50 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, zhvilluar mes Policisë italiane dhe Policisë shqiptare. Operacioni “BROKERS” u zhvillua për goditjen e një organizate kriminale në fushën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, marijuanë, heroinë e kokainë, si dhe të armëve e municioneve luftarake.

Operacion me shtrirje kohore prej 4 vitesh dhe u finalizua mëngjesin e sotëm në Itali dhe Shqipëri. Më datë 17.01.2020 u zhvillua operacioni i përbashkët policor “BROKERS” midis Policisë italiane dhe Policisë shqiptare, si rezultat i të cilit u arrestua në qytetin e Shkodrës shtetasi L. D., 50 vjeç, banues në Shkodër.

Operacioni në Shqipëri u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale, ZQK Interpol Tirana dhe UCI Albania.

Ndërsa në Itali u drejtua nga Skuadra Operacionale e Seksionit kundër Drogës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë së qytetit të Tranit.

Si rezultat i këtij operacioni u godit një organizatë kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, në zonën e qyteteve të Andrias dhe Cerignolas.

Hetimet për këtë operacion kishin filluar pas vrasjes së shtetasit italian F. F.,  në qytetin Trani, në janar të vitit 2015.

Personi që kontrollonte dhe organizonte trafikun e drogës nga Holanda, Gjermania dhe Shqipëria ishte një shtetas shqiptar, i cili nëpërmjet njohjeve të tij i siguronte organizatës kokainë, heroinë dhe hashash. Sasia e drogës vinte me anë të korrierëve që zakonisht e fshihnin në ndarjet e dyfishta në makina.

Kjo organizatë e kishte qendrën në qytetin e Foggias. Si rezultat i hetimeve të përbashkëta mes Policisë italiane dhe Policisë se Shtetit u arrit që të arrestoheshin 20 persona dhe të sekuestroheshin 440 kg droga të ndryshme si kokainë, heroinë dhe hashash, si dhe disa armë zjarri.

Policia e Shtetit, si në të gjitha operacionet e zhvilluara më parë, edhe kësaj here tregoi profesionalizëm dhe besueshmëri të lartë te Policia italiane gjatë gjithë fazave të operacionit.

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të bashkëpunuar me profesionalizëm  me Policitë partnere dhe gjithë organizatat ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Etiketa: banda kriminaledrogeshqiperi - itali
Pas

Arrestimet për dëmtimet nga tërmeti, Prokuroria kërkon burg për dy ish-kryekomunarët

Para

Rrëfimi i gruas: Bashkëshorti mbante bombë me vete, kishte frikë se e ndiqnin

Para
Rrëfimi i gruas: Bashkëshorti mbante bombë me vete, kishte frikë se e ndiqnin

Rrëfimi i gruas: Bashkëshorti mbante bombë me vete, kishte frikë se e ndiqnin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.