Aktorja e njohur Olta Gixhari prej shumë vitesh që ka një miqësi të ngushtë me gazetarin, bloggerin, shoëman-in (dhe jo vetëm) Olti Curri.
Përveçse janë të dy nga Durrësi, kanë të njëjtin emër, me ndryshim të zanores së fundit, kanë të njëjtën shenjë Horoskopi (gaforre), kanë edhe shumë shoqëri.
Por duket se kjo shoqëri mund të kthehet në ‘burim aksidentesh’. Kështu, në Instastory-n e saj, Olta ka nxjerrë një video ku drejton makinën dhe Olti xhiron me telefon duke treguar se kanë rrezikuar 2 herë të bëjënë aksident.
Më e keqja ishte, se gjatë kohës që xhironin videon, rrezikuan aksident për herë të tretë.