Deklarimi në bilancin vjetor të vitit 2019 nga OSHEE sekompania ka humbur 64 milionë euro ka nxitur edhe reagimin e vazhdueshëm të Partisë Demokratike, dhe kësaj here zyrtari I PD-së ka deklaruar se jo vetëm nuk ka pasur reform në sistemin energjitik, por sipas tij sektori është në kolaps për shkak të korrupsionit partiak, përfitimeve dhe klientelizmit te shfrenuar.
Në një deklaratë nga selia e Partisë Demokratike, Bozdo tha se Raporti i Bankës Botërore mbi Anketimin e Ndërmarrjeve ka nxjerrë tërësisht zbuluar krizën e sektorit energjetik në Shqipëri.
“Shifrat tregojnë qartë se jo vetëm që klima e të bërit biznes në Shqipëri është përkeqësuar rëndë, por edhe se sektori i energjisë elektrike, pavarësisht propagandës së qeverisë, ndodhet realisht në kolaps”, deklaroi demokrati duke radhitur edhe një sërë shifrash që tregojnë sipas tij se ky sektor ka njohur shtimin e çmimeve dhe rënie të ciëlësisë së shërbimit.
“Studimi tregon se kompanitë shqiptare humbasin rreth 2% te produktit te tyre për shkak te shkëputjes se energjisë elektrike dhe dëmtimit te procesit te prodhimit. Ne terma financiare, kjo shifër është rreth 180 milionë euro ne vit, shifër kjo shume e madhe qe përfaqëson koston te drejtpërdrejtë për biznesin. Për këtë askush nuk mban përgjegjësi. Ashtu siç nuk mbahet asnjë përgjegjësi për dëmtimet e pajisjeve elektroshtepiake qe i ndodhin konsumatorit familjar”, vijoi më tej ai.
Deklarata e plotë:
Kjo periudhë thatësirë po u fakton shqiptareve se ashtuquajtura reforme e suksesshme ne sektorin e energjisë elektrike nuk është veçse një mashtrim dhe prodhim i propagandës së qeverisë së Edi Ramës.
Ndërprerjeve te shpeshta të energjisë elektrike ne muajt e fundit ne te gjithë Shqipërinë, furnizimit me tension te ulet jashtë parametrave teknike, numrit shume te larte te defekteve si pasoje e mungesës se investimeve te duhura ne rrjet, u shtohet edhe një fakt tjetër i rende, i pohuar zyrtarisht nga vete OSHEE: humbja financiare e kompanisë këtë vit është 64 milionë euro.
Të dhënat tregojnë se jo vetëm reforma nuk ka pasur, por qe sektori është ne kolaps për shkak te korrupsionit partiak, përfitimeve dhe klientelizmit te shfrenuar.
Këtë nuk e thotë vetëm opozita. Raporti i Bankës Botërore mbi Anketimin e Ndërmarrjeve ka nxjerre tërësisht zbuluar krizën e sektorit energjetik ne Shqipëri.
Problematika e rende e furnizimit me energji elektrike si dhe kosto e madhe qe paguajnë qytetaret dhe bizneset ne Shqipëri, ne formën e tarifave te larta te blerjes se energjisë elektrike, por edhe ne formën e mos furnizimit me sasinë dhe cilësinë e duhur, del qarte nga Raporti i Bankës Botërore.
- 43% e kompanive shqiptare e identifikojnë energjinë elektrike si problem kryesor dhe thelbësor për të bërë biznes ne Shqipëri. Kjo shifër ne vitin 2013 ishte vetëm 20%;
- 18.6 dite duhen mesatarisht në Shqipëri për një biznes për t’u lidhur ne rrjet, nga 10,2 dite qe kërkoheshin ne vitin 2013
- 58,7% e kompanive shqiptare deklarojnë se u ndërpritet energjia elektrike ne mënyre periodike. Kjo shifër është 4.3% me e larte se ne vitin 2013
- Afro gjysma e kompanive Shqiptare (49.4%) deklarojnë se mbajnë dhe përdorin një gjenerator;
Studimi tregon se kompanitë shqiptare humbasin rreth 2% te produktit te tyre për shkak te shkëputjes se energjisë elektrike dhe dëmtimit te procesit te prodhimit. Ne terma financiare, kjo shifër është rreth 180 milionë euro ne vit, shifër kjo shume e madhe qe përfaqëson koston te drejtpërdrejtë për biznesin. Për këtë askush nuk mban përgjegjësi. Ashtu siç nuk mbahet asnjë përgjegjësi për dëmtimet e pajisjeve elektroshtepiake qe i ndodhin konsumatorit familjar.
Shifrat tregojnë qarte se jo vetëm qe klima e te berit biznes ne Shqipëri është përkeqësuar rende, por edhe se sektori i energjisë elektrike, pavarësisht propagandës së qeverisë, ndodhet realisht ne kolaps
Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, çmimi i furnizimit me energji elektrike u rrit ndjeshëm për familjet dhe biznesin, duke renditur Shqipërinë ndër vendet e para me çmimin më të lartë të energjisë në rajon dhe Europë, duke ia kaluar edhe vendeve të zhvilluara si Franca, Holanda, Suedia apo Anglia.
Faktet tregojnë se paratë që arkëtohen edhe me forcë nga OSHEE nuk i kthehen mbrapsht konsumatorit me investimet e duhura, por mbushin xhepat e miqve dhe klientëve të Edi Ramës.
Reforma e vërtetë në sektorin e energjisë është jetike!
Ne mbështetje te biznesit, ne do te mundësojmë uljen me të paktën 20% te çmimit te energjisë elektrike per biznesin e vogël dhe do ta ulim atë ndjeshëm edhe për familjet.
Asnjë shqiptar i pamundur nuk do te burgoset me për energjinë. Asnjë shqiptar nuk do te humbe me jetën sepse është ne pamundësi ekonomike. Asnjë fëmijë nuk do te ngelet me jetim sepse prindi nuk ka mundësi te paguaje energjinë. Asnjë biznes nuk do ta identifikoje me energjinë si problem kryesor ne sipërmarrjen e tij.
Transparenca e parave te mbledhura nga paguesit e energjisë elektrike do te jete maksimale.
Shqiptaret do ta dine me qartësi se ku shkojnë paratë e tyre, sesi ato investohen ne te mire te sektorit dhe jo tek xhepat e kryeministrit dhe miqve të tij. Ata qe kane abuzuar dhe kanë vjedhur këto para do te mbajnë te gjithë përgjegjësi përpara ligjit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)