17:26 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Soros ka projektuar Veliajn si pasardhës të Ramës”, avokati: Basha nuk merr më ftesa nga SHBA

17:01 | 19/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Soros ka projektuar Veliajn si pasardhës të Ramës”, avokati: Basha nuk merr më ftesa nga SHBA

Avokati Altin Goxhaj komentoi sot uljen në tryezë të përbashkët të të gjithë aktorëve politikë për reformën zgjedhore. Në një intervistë për “FaxNews”, Goxhaj deklaroi se palët janë bërë të gjitha bashkë për t’u përballur me sukses me ambasadoren e re amerikane Yuri Kim që do të vijë së shpejti në Tiranë.

Sipas tij, protestat e vitit të kaluar ishin të gjitha të kontrolluara nga kreu i PD, Lulzim Basha. Goxhaj theksoi se Erion Veliaj duhet të fitonte zgjedhjet e 30 qershorit sepse në rast të kundërt do të dështonte plani i Soros për ta bërë pasardhës të Edi Ramës.

“Protestat e PD ishin një ortek i kontrolluar nga Basha. Po të digjej Erion Veliaj, do të digjej karriera e tij perspektive dhe djegia e tij do shkatërronte dhe projektin e Sorosit. Sepse Soros e ka projektuar si trashëgimtar i Edi Ramës. Zgjedhjet e fundit treguan që Lulzim Basha i shiti këto. Këtë e di unë, e dinë shumë të tjerë, nuk e dika ambasadorja amerikane?”, tha Altin Goxhaj.

Ai e ndali theksin edhe tek mbërritja e ambasadores Yuri Kim. Për avokatin, ajo i ka futur të gjithë politikanët në panik. Goxhaj deklaroi se politikanët shqiptarë janë bërë antiamerikanë, ndërsa përmendi rastin e Lulzim Bashës, i cili, sipas avokatit, nuk merr më ftesa nga SHBA.

“Ambasadorja në 30 janar ka pritjen zyrtare që prezantohet në Shqipëri dhe ata do të shkojnë me formula të mbaruara. SPAK është një instrument kërbaç i Edi Ramës në duart e tij. Tërmeti ra në Durrës, shkojnë dhe arrestojnë në Farkë. Këtë e bëjnë për të rehabilituar reformën e Soros që ambasadorja të thotë ja, reforma po funksionoka, opozita besoka te SPAK.

Kemi një formulë zgjedhore përballë ambasadores. Ne duhet të denoncojmë skemat e manipulimit që këta po bëjnë. Paniku që i ka zënë këta duket edhe tek legjislacioni, jemi përballë një situate kur kjo klasë politike është bërë bashkë për të shpëtuar nga diskreditimi i SHBA sepse kjo është një klasë politike antiamerikane.

Në shkurt do të organizohet “Mëngjesi i Lutjes”, por Basha ka shumë pak gjasa të shkojë, të marrë ftesa. Ftesat ndaj tij duken shumë të kufizuara, moshkuarja e tij do të thotë se ka humbur kontaktet me amerikanët. E ka zhvendosur partinë pro-amerikane dhe po e çon drejt Evropës”, tha avokati Altin Goxhaj.

Etiketa: altin goxhajlulzim bashaYuri Kim
Pas

VIDEO/ 3 makina përplasen prej parakalimit të gabuar, 21-vjeçcarja në gjendje të rëndë (EMRI)

Para

Soreca zbardh detaje nga Konferenca e Donatorëve për tërmetin: Do të ftohen më shumë se 140 vende…

Para
Rekomandimi pozitiv nga KE/ Soreca: Shqipëria ka arritur shumë, të hapen negociatat

Soreca zbardh detaje nga Konferenca e Donatorëve për tërmetin: Do të ftohen më shumë se 140 vende...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbyti babanë e saj me tel dhe e kallëzoi në polici si aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja në Fier(EMRI)

Irani i gatshëm të rinisë bisedimet me SHBA-në, mbi programin e tij bërthamor, ja kushtet që vendos

Zelensky miraton projektligjin e ri pas protestave masive, synon mbrojtjen e agjencive antikorrupsion dhe pavarësinë nga ndikimi rus

Tragjedi në Lagunën e Patokut, dyshohet se është mbytur një 16-vjeçar, tjetri nxirret i gjallë

Zjarr i madh në kufi, flakët nisën në Shqipëri dhe u përhapën drejt Greqisë

Gratë australiane u detyruan të bëjnë kontrolle gjinekologjike pasi hipën në fluturimin e Qatar Airways, kërkojnë drejtësi

Përkeqësohet situata në Gaza, Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin tragjik: 81 fëmijë të vdekur nga kequshqyerja

Policia e Shtetit paralajmëron: Kujdes nga mesazhet mashtruese që synojnë vjedhjen e të dhënave bankare

Sarandë/ Sherr turistësh në Ksamil, amerikani konfliktohet me 30-vjeçaren austriake, të panjohura shkaqet

Bisedimet për armëpushim pa rezultat, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme me dronë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.