Ndriçim Mehmeti, ekspert arsimi ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës ku foli për kushtet e vështira në të cilat studiojnë nxënësiot e një sërë shkollave në Shqipëri nga ku ka treguar situatën në të cilën ndodhet arsimi por edhe ka bërë propozimet e tij për mirëfunksionimin e tij.
Mehmeti ka ngritur kryesisht shqetësimin për kushtet e ngrohjes në shkolla, duke thënë se nxënësit gjatë dimrit po bëjnë mësim me orë të shkurtuara dhe në kushte tepër të vështira.
“Kemi bërë 26 shkolla, kemi rikonstruktuar 150 por duhet të tregohen kushte në të cilat ndodhen. Ngrohja në shkolla është shqetësuese, përdorimi i gazit është shqetësues dhe i dëmshëm. Por nuk është vetëm ngrohja problem më i madh në shkolla, janë edhe ambientet sociale që mungojnë. Orët e mësimit janë bërë 35 minutëshe për shkak të të ftohtit, orët e zhvillimit fizik nuk ushtrohen, ka 30 vite që kalojmë të njëjtat probleme dhe nuk është ofruar një zdhidhje. Kush është sot kryetari i këshillit kombëtar të prindërve? Askush nuk e njeh. Sindikatat mbyllin gojën. E dini ju që një mësues, sapo më kanë informuar që paguhet me 90 mijë lekë. Nëse qeveria nuk arrin dot të sigurojë kushte e ngrohjes le të miratojë një PPP që të mundësojë këtë gjë. Ka pasur raste kur kanë mbledhur të ardhura vetë nxënësit duke blerë rezistenca, dhe në fund kanë thënë se ngrohet zysha tek tavolina“.
Mehmeti ka folur edhe për mënyrën se si e përballoi shteti menaxhimin e situatës së krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit i cikli ka dëmtuar edhe disa shkolla duke bërë që nxënësit të shkojnë nëpër shkolla të tjera.
“Tërmeti nxori në pah punën e institucioneve vendore. Më 20 shtator është rindërtuar shkolla në Thumanë, dhe dy muaj më vonë ajo u shemb. Janë shpenzuar plot 500 mijë euro për ndërtimin e asaj shkolle. Ministrja ka deklaruar se ka 21 mijë nxënës që për shkak të shkollave të dëmtuara do të bënin mësim sa andej-këtej. Kemi një shifër prej diku të 18% të nxnësve që nuk dimë ku i kemi, kemi gjithashtu edhe maturantët. Në arsim po bëre gabim një ditë do të vuash për 10-15 vjet”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post