Kamerat e vëzhgimit që mbikëqyrnin rrugën Papa Giovanni në Kalkio kanë regjistruar të gjithë sekuencën e vrasjes së Erion Morinës, 20 vjeçari kosovar i gjetur i pajetë në kanalin e Kremones, të premten e shkuar. Falë videove, brenda dy orësh karabinierët identifikuan, dhe më pas arrestuan, kushëririn e tij Musli Morina, të së njëjtës moshë dhe kombësi. Sipas hetuesit, ai mund të jetë vrasësi.
Ngjarja
Disa minuta para mbërritjes të së premtes dy djemtë, siç tregohet nga një dëshmitar, largohen nga bari ku kishin kaluar mbrëmjen, e cila është vetëm rreth pesëdhjetë metra nga banesa në të cilën ata jetojnë, në katin e dytë të një ndërtesë që vështron nga kanali i ujit, ku u gjet trupi.
Në atë kohë, kamerat e qytetit regjistrojnë dy djem, njëra është viktima dhe tjetra për hetuesit është Musli, i cili ndërsa ata janë duke ecur poshtë Viale Papa Giovanni fillojnë të grinden. Në një moment, personi që e shoqëronte godet Erionin dy herë në kokë dhe një herë në krah. Djali, i cili mbërriti në Itali nja dy vjet më parë në kërkim të fatit, humbet shumë gjak, siç tregohet nga rrëkezat e kuq të dukshme në trotuar.
Ai është i pajetë, por personi që është me të nuk ka mëshirë dhe në vend që të kërkojë ndihmë përpiqet ti zhdukë trupin. Ai e tërheq zvarrë për rreth tridhjetë metra, deri në parapetet e kanalit qytetar dhe më pas e hedh poshtë. Mbase shpreson që trupi të shkojë larg vijës ujore që arrin në Kremones. Por niveli është shumë i ulët dhe pas nja dy metrash ngec mes gurëve, nën urën e memorialit të luftës.
Vrasësi largohet shpejt dhe hyn në ndërtesë përmes Vezzolit. Aty ku karabinierët të nesërmen e gjejnë Muslin, në apartamentin me dy dhoma në të cilin jeton, në kushte higjeno-sanitare të pasigurta, i cili ishte akoma në shtrat në orën 11. Ai është çuar së pari në komandën e karabinierëve Treviglio dhe më pas, pasi u arrestua të shtunën, po pret vendimin në burgun e Bergamo në pritje të seancës së vlefshmërisë përpara gjykatësit hetues.
Një autopsi do të kryhet brenda orëve të ardhshme në trupin e viktimës. Mbetet për të përcaktuar nëse Erioni ishte i pajetë kur u hodh në ujë, apo nëse vdiq nga mbytja. Për të kuptuar gjithashtu dhe se me çfarë u godit, ndonëse dyshohet për një shishe qelqi. Shpresohet të zbulohet dhe motivi, por arsyet e mosmarrëveshjes duken të kota, mbase të ushqyera nga disa gota shumë.