Australia nuk po jeton ditë të qeta. Zjarret “pushtuan” shtetin australian duke shkaktuar masakër në vend, por duket se pas flakëve radhën e kanë stuhitë e shirave.
Sipas mediave ndërkombëtare, qytetet australiane të shkatërruara nga zjarri, tani do të përballen me përmbytje masive dhe stuhi breshëri.
Në Kanbera janë dëmtuar ndërtesa publike, biznese, shtëpi dhe makina, ndërsa disa banesa kanë mbetur edhe pa energji elektrike.
Deri tani raportohet se janë lënduar dy persona. Stuhitë e dendura të shiut nuk lanë pa prekur as Brisbane, ku po ashtu pati shumë dëmtime materiale.