19:49 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Alketa Vejsiu super e lumtur për Sanremon, Monica Belluci i thotë jo festivalit italian

15:33 | 20/01/2020
në Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Alketa Vejsiu super e lumtur për Sanremon, Monica Belluci i thotë jo festivalit italian

Në edicionin e tij të 70-të, festivali italian i këngës ua ka lënë të gjithë pushtetin grave, ku do të jenë dhjetë femra që do të shoqërojnë në skenë Amadeus, prezantues i njohur në ekranin e vendit fqinj.

Një ndër këto emra ishte dhe aktorja e njohur Monica Belluci por kjo e fundit  i ka thënë jo këtij festivali për arsye madhore.

Aktorja emri i së cilës ishte konfirmuar gjatë konferencës për shtyp përkrah Amadeus, largimin e saj e ka bërë të ditur përmes zëdhënësit të saj.

“Amadeus dhe unë u takuam muaj më parë dhe kishim bërë një projekt së bashku. Fatkeqësisht për arsye madhore ne nuk kemi pasur sukses. I uroj atij dhe ekipit të tij një festival të këndshëm dhe shpresoj për një shans tjetër në të ardhmen”, është shprehur zyra për shtyp e aktores.

Kujtojmë se në këtë festival do të jetë pjesë edhe moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu, e cila është treguar shumë entuziste lidhur me këtë event.

Ndërkohë dje ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro beri thirrje për të bojkotuar Sanremon, pasi sipas saj Amadeus i trajton gratë vetëm për të bukura.

Postimi i Mirela Kumbaros:

A thua të jemi vërtet në vitin 2020 ?!?! Kam gati 3 dekada që thuajse nuk e ndjek më Sanremon, qysh kur Liria e pas viteve 90’, na dha mundësinë e zgjedhjeve përtej spektaklit bardhë e zi me “mizat” e antenave “kanoçe” që na mundesonin zbulimin e festivalit të këngëve italiane, dhe përtej këngëve të Eurovizionit që na lejonte me pikatore diktatura.

Por më trondit fakti që ndërsa muzika e arti ndjekin rrugën e tyre përpara, mizogjinia, seksizmi dhe injoranca mbajnë me kokëfortësi vendin e parë në skenat popullore, për të ruajtur egzistencën e tyre përmes vezullimit të xixave dhe broçkullave të injorancës.

Nuk është thjesht një idiot i radhës që flet, por një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë së shekullit XXI që fatkeqësisht zë ende një hapësirë të madhe publike duke mbajtur peng dritat e skenës. Gruas i kërkohet vetëm të jetë e bukur! Asnjë meritë tjetër! Sepse “gratë duhet të kakarisin vetëm në kotec”, thoshte Kapedani…

Ndërkohë, jam e bindur, pa i njohur, se zonjat që ka në krahë duhet të kenë shumë më tepër cilësi dhe aftësi se sa vetëm bukuria e tyre. Prandaj ato duhet të flasin! Do bindin më mirë shoqërinë!

#BOJKOT

As këtë vit, si në këta 30 vjet, s’kisha ndërmend të jepja nga koha ime për të ndjekur ditët e Sanremos, dhe s’besoj se jam e vetmja. Ama, kësaj radhe do e shoqëroj edhe me thirrje për #BOJKOT !

Rruga për emancipim është ende shumë e gjatë. Dhe jo vetëm në Shqipëri! Të paktën s’jemi vetëm në këtë hall të madh.

 

Pas

S’ka paqe për Australinë/ Pas zjarreve, nisin stuhitë dhe përmbytjet, 2 persona të lënduar

Para

Punonte në një kompani në Kosovë, humb jetën i riu nga Shqipëria pasi ra nga 40m lartësi

Para
Punonte në një kompani në Kosovë, humb jetën i riu nga Shqipëria pasi ra nga 40m lartësi

Punonte në një kompani në Kosovë, humb jetën i riu nga Shqipëria pasi ra nga 40m lartësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Evakuimi më i madh në Këln nga Lufta e Dytë Botërore

‘Kandidatë të PD kanë ndihmuar eksponentë të PS në Fier’, Sevin Serjani: Në PD duhet spastrim

Princi William vesh uniformën ushtarake, merr rolin e rëndësishëm

Trump: Putin tha se Rusia do të përgjigjet pas sulmeve ukrainase me dronë

66-vjeçari humb jetën nga goditja e rrufesë në fshatin Qinam/Policia reagon për ngjarjen tragjike në Ersekë

Inspektorati i Punës vendos pezullimin e pjesshëm të aktivitetit të Albchrome

Shefi i stafit të Zelenskyt takohet me Rubion, zyrtari ukrainas: Shkëmbyem mendime mbi takimin në Stamboll

Udhëheqësi suprem i Iranit kritikon propozimin bërthamor të SHBA-së: Do të vazhdojmë të pasurojmë uraniumin

Jo vetëm telefonatë me Trump, Kremlini konfirmon: Putin zhvilloi bisedën e parë më Papën Leon XIV

Projektet për energjinë, 4 bashki vetëm me panele diellore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.