18:35 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulohet foto/ Kush është 28-vjeçari që u ekzekutua në Astir, çfarë dihet deri tani për të shkuarën kriminale

07:22 | 21/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet foto/ Kush është 28-vjeçari që u ekzekutua në Astir, çfarë dihet deri tani për të shkuarën kriminale

Një tjetër vrasje tronditi mbrëmjen e djeshme Tiranën, ku në një prej orareve më të frekuentuara të mbrëmjes, në një lokal në zonën e Astirit u vra me armë 28-vjeçari Vilson Tafçiu. Faxweb ka siguruar dhe foton e viktimës, ndërkogë që mbrëmjen e djeshme u zbardh dhe dinamika e kësaj vrasje.

Burimë bëjnë me dijë se disa persona të armatosur të cilat qendronin në një automjet tip “Golf”, jashtë lokalit, e kanë thirrur me emër të riun dhe e kanë qëlluar me tre plumba, ndërkohë që pistoleta është gjetur në vendin ku është qëlluar 28-vjeçari.

Mësohet se viktima ka qenë i shoqëruar me dy vajza në tavolinë në një lokal në rrugën Teodor Keko.

Ndërsa ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, ka disa dyshime të ngritura paraprakisht me të shkuarën e tij kriminale.

28-vjeçari Vilson Tafçiu, përdorte dy identitete dhe njihej ndryshe edhe si Vilson Noka. Emri i tij nuk është i panjohur për policinë, pasi dy vite më parë është arrestuar për trafik droge.

Fax Neës mëson se Tafçiu ka ikur nga Shqipëria në 7 mars të 2018 për në Francë. Në 12 mars të vitit 2018 e kanë arrestuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe e kanë dënuar një vit burg në Francë.

Atje ka bërë 8 muaj në paraburgim dhe në 6 nëntor të vitin 2018 e kanë deportuar nga Franca në Shqipëri.

Mësohet se i riu kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e tij, ndërkohë që ishte me origjinë nga Dibra.

Çfarë tha paraprakisht policia:

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

 

Etiketa: vilson nokavilson tafciuvrasja ne astirvritet 28 vjecari
Pas

Puna, shëndeti dhe dashuria/ Ja çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme

Para

A duhej kandiduar gardisti i 21 Janarit për Bashkinë? Avokati e thotë prerë: Dënimi që ka marrë…

Para
Dokumentet/ PD deklaroi se ka fshehur dënimin, zbulohet formulari i dekriminalizimit i Agron Malajt, ka pranuar se…

A duhej kandiduar gardisti i 21 Janarit për Bashkinë? Avokati e thotë prerë: Dënimi që ka marrë...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zhvillohet samiti i bashkëpunimit midis Turqisë, Italisë dhe Libisë, në fokus emigracioni dhe shfrytëzimi i burimeve energjetike në Mesdhe

Rritja e tarifave nga SHBA, pesë produktet që tashmë shiten më shtrenjtë në Kanada

SHBA vendosi tarifa 50%, Brazili nuk i nënshtrohet presionit të Trumpit, do të shpallë planin në ndihmë të bizneseve vendase

Zjarri në Malësi të Madhe, shkrumbohet një mjet zjarrfikës

Trump merr një tjetër nominim për Çmimin Nobel për Paqen, Kamboxhia vlerëson rolin e presidentit në zbutjen e tensioneve me Tajlandën

Lezhë/ Peshkatari mbytet në lumin Mat, u fut për të hedhur rrjetat! Gjendet trupi i pajetë

Aksident në aksin rrugor “Vau i Dejës-Bushat”/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, një i lënduar

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, 6 të arrestuar në Serbi, mes tyre edhe një ish-ministër

Balluku: Nga 1 Gushti, IKMT dhe Policia e Shtetit nisin aksione të forta për lirimin e hapësirave në kufijtë e akseve kombëtare

SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur, akuzohen për disa vepra penale të rënda

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.