Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar me një postim në Tëitter për marrëveshjen e re për linja ajrore Kosovë-Serbi, e cila u arrit dje në Berlin të Gjermanisë.
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dje një marrëveshje për një linjë ajrore Prishtinë-Beograd, pas më shumë se 20 vitesh ndërprerje.
Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA për Kosovën, Richar Gernell.
Pas kësaj arritje ka ardhur edhe reagimi i presidentit Donald Trump, i cili e ka quajtur këtë një tjetër fitore.
“Të gjithë thanë se nuk do të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të këtë linja direkte ajrore në mes të Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit për @WHNSC, ambasador Robert O’Brien dhe ambasador @RichardGrenell!”, ka shkruar Trump në Tëitter.
Lajmi për hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd është bërë në kryeqytetin gjerman ku janë duke qëndruar zyrtarë të lartë të administratës amerikane në Konferencën për Libinë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien.