23:19 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja brutale e mbretit shqiptar të drogës, arrestohet një i dyshuar, çfarë shkruajnë mediat britanike

07:38 | 22/01/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja brutale e mbretit shqiptar të drogës, arrestohet një i dyshuar, çfarë shkruajnë mediat britanike

Një 22-vjeçar u arrestua dje në Danimarkë për vrasjen brutale të ndodhur në Krishtlindje ndaj ‘’mbretit” shqiptar të drogës Flamur Beqiri, në sy të gruas së tij dhe djalit të mitur.

22-vjeçari i dyshuar u mbajt nën një urdhër arrestimi Evropian në Aeroportin e Kopenhaenit me kërkesë të Scotland Yard pasi mbërriti atje me një fluturim nga Tajlanda.

I riu i arrestuar dje, Anis Hassimi, është nga qyteti suedez Malmo, ku Beqiri u arratis në vitin 2016 pasi mori kërcënime me vdekje.

Detektivët britanikë të skuadrave të vrasjeve kanë qenë në lidhje me kolegët suedezë dhe besojnë se Beqiri, me origjinë shqiptare, ishte përfshirë në një luftë bandash me kriminelët e Afrikës së Veriut.

Një person besohet të ketë mbajtur Beqirin nën vëzhgim përpara se ta qëllonte, ndërsa ishte kthyer në shtëpi me gruan Debora dhe djalin e tyre në mbrëmjen e 24 dhjetorit.

Policia beson se Beqiri ishte pjesë e kontrabandës së drogës, e cila financonte dhe stilin e jetës ekstravagante të tij dhe dasmën luksoze të mbajtur në liqenin e Comos në Itali, në tetor 2018.

Burri i arrestuar për vrasjen e Beqirit thuhet se është me origjinë tuniziane. Ai mohon çdo përfshirje në vrasje dhe është zotuar të luftojë për të mos u esktraduar në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia tha: “Një 22-vjeçar u arrestua në Aeroportin e Kopenhagës, Danimarkë, më 20 janar me një Urdhër Arrestimi Evropian me dyshimin për vrasjen e Flamur Beqirit. Ai mbetet në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.”

Lexo edhe:

Kush është “Los Suecos”, banda famëkeqe që qëndron pas vrasjes së Flamur Beqirit

Daily Mail ngre pikëpyetje të forta: Pse Britania e “bëri njërin sy qorr” për bosin shqiptar të drogës? Bënte jetë luksoze, si e bleu shtëpinë 1.8 milionë paund?!

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Flamur Beqirivrasja e flamur beqirit
Pas

Nëna e sëmurë vret vajzën 9-vjeçare, pastaj hidhet nga kati i tetë

Para

E pyet nëse ishte ideatori i 21 Janarit, Ngjela i ”rrëshket” përgjegjësisë, përdor fjalë fyese ndaj gazetares

Para
E pyet nëse ishte ideatori i 21 Janarit, Ngjela i ”rrëshket” përgjegjësisë, përdor fjalë fyese ndaj gazetares

E pyet nëse ishte ideatori i 21 Janarit, Ngjela i ''rrëshket" përgjegjësisë, përdor fjalë fyese ndaj gazetares

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.