18:58 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U nis me tren nga e bija drejt të vëllait, zhduket shqiptari në Itali, mediat ngrejnë alarmin

09:07 | 22/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
U nis me tren nga e bija drejt të vëllait, zhduket shqiptari në Itali, mediat ngrejnë alarmin

Një 58 vjeçar shqiptar, i cili ishte nisur për një udhëtim në Itali është zhdukur në mënyrë misterioze që prej së dielës.

Mësohet se Viktor Qosja pasi ka qenë për vizitë tek e bija e tij, u nis me tren për të shkuar pranë familjes së të vëllait në rajonin Viareggio.

Ka qenë vajza e tij që e ka shoqëruar me tren deri në Prato dhe më pas në Altopascio, treni u detyrua të ndalej për shkak të një avarie, ndërsa pasagjerët u transferuan në një autobus.

Ky është vendi i fundit në të cilin është lokalizuar 58-vjeçari shqiptar, për të cilin që nga ky moment nuk dihet asgjë, dhe familja është vënë në kërkimin e tij.

Ai nuk flet italisht dhe mendohet se nuk i ka kuptuar shenjat e stafit hekurudhor dhe as nuk ka qenë në gjendje për të kërkuar ndihmë.

Rasti i Viktor Qosjas është bërë publik mbrëmjen e djeshme në emisionin italian “Chi l’ha Visto”, ku familjarët kërkuan ndihmën e të gjithë atyre që e kanë parë ose kanë informacion mbi vendndodhjen e 58-vjeçarit shqiptar të lajmërojnë autoritetet përkatëse.

Ai është rreth 1.70 m i gjatë, 75 kg, me flokë të bardha dhe sy kafë. Në momentin kur u zhduk, ai kishte veshur pantallona të zeza, një xhaketë blu dhe kishte me vete një karrocë rozë.

Etiketa: viktor qosjazhduket shqiptari ne itali
Pas

“Shteti më njeh targën, janë copa mishi me dy sy…”, si i sfidoi i riu me makinën luksoze punonjësit e policisë, u vu në pranga pas bujës në media

Para

Ishin infiltruar si ‘’hidraulikë”, Policia zviceriane po heton mbi dy spiunë rusë në samitin e Davosit

Para
Ishin infiltruar si ‘’hidraulikë”, Policia zviceriane po heton mbi dy spiunë rusë në samitin e Davosit

Ishin infiltruar si ‘’hidraulikë”, Policia zviceriane po heton mbi dy spiunë rusë në samitin e Davosit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania e Madhe paketë ndihme 4 milionë paund në Gaza

Rrëshqitje dheu në Indonezi, 9 të vdekur dhe 11 të zhdukur

Goditje e madhe kundër trafikut ndërkombëtar/52 të ndaluar dhe miliona euro të sekuestruara

Vjosa Osmani në Zvicër, mesazh për diasporën shqiptare

Kaos në Bilbao para finales së Europa League: Fansat anglezë shkatërrojnë qytetin…

Ndihmat për Gazën, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se kanë arritur marrëveshje me Izraelin

Zelensky: Pa presion ndërkombëtar mbi Rusinë, s’mund të ketë paqe të drejtë

Teatri Kombëtar i Operas në zi, ndahet nga jeta sopranoja e njohur

“BE është sulur me histeri ndaj SHBA-ve për sanksione ndaj nesh”, Lavrov: Rusia nuk do të pranojë qasjen “armëpushim dhe të shikojmë” për Ukrainën

EMRI/ Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.