Pak ditë pasi u shkarkua nga Bordi Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, vendim të cilin e kunDërshtoi deri në minutat e fundit, ish-ministri i Financave Arben Malaj duket se ka nisur një rrUgëtim të ri politik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj shprehet se ka pranuar ftesën e Agron Dukës, për të qenë këshilltar strategjik i kësaj force politike në zgjedhjet e ardhshme.
Malaj ka qenë një nga veteranët e Partisë Socialiste, dhe ka mbajtur poste të larta në qeverinë e Fatos Nanos, por mesa duket krisjet me Edi Ramën kanë qenë aq të thella sa e kanë bërë pedagogun e ekonomisë të largohet përfundimisht nga familja e tij politike.
Postimi i plotë i Malajt:
Nje angazhim konkret me Partine Agrare Ambjentaliste. E mireprita ftesen e kolegut te nderuar Agron Duka per te kontribuar si keshilltar strategjik per platformen dhe organizimin e PAA per zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.
Keshillimi i kesaj partie te qendres se majte, me strategji te sukseshme, me krijon mundesi reale per te dhene kontribute pozitive per ta rritur fuqine elektorale te PAA dhe per ta ofruar PAA ne cdo aspekt te vlerave dhe misionit te saj politik me te gjelberit evropian, te cilet vleresohen sot si grupimi politik me progresiste dhe me influence te rritur ne qeverisjen vendore dhe kombetare ne shume vende te BE-se, por edhe ne institucionet e saj politike.
Te gjelberit ne zgjedhjet e fundit per parlamentin evropian fituan rreth 10 perqind te votave, duke marr nje status te rendesishem edhe per politikat ne nivel evropian. Suksese PAA! Mirenjohje cdo kolegu qe do te angazhohet per sfidat e PAA, si nje mundesi konkrete per zhvillime dhe ndryshime pozitive ne Shqiperi! Arbeni
(E.K/Faxweb.al)